E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja te vecanta per transportin e nxenesve

Bashkia vendos rregullat e identifikimit te mjeteve te transportit shkollor si dhe percakton vendqendrimin


Projekti / do shkolle do te kete menaxherin e levizjes qe do te merret ekskluzivisht me levizjen e nxenesve


Drejtuesit e shkollave gjate nje takimi me kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama kane kerkuar ngritjen e shoqerive te autobuseve per transportin e nxenesve ne shkolla private.


Mjete keto qe do te duhet te kalojne ne korsite e dedikuara pasi nxenesit vonohen per shkak te trafikut apo ka dhe pasiguri pasi transportohen nga individe qe kane nje mjet me te cilet kryejne edhe sherbime te tjera.


Ndersa kryetari i bashkise Edi Rama i ka kerkuar drejtuesve te shkollave jopublike te hartojne secili nje draft ku te parashtrojne kerkesat e tyre me qellim qe problemi i transportit te nxenesve ne shkollat jopublike te marre nje zgjidhje institucionale.


Keto jane probleme te zgjidhshme por kerkojne bashkepunim mes te gjitha paleve mes shkolles familjeve dhe vete Bashkise.


Per sa na takon jemi shume te gatshem qe te japim maksimumin tone per te ndikuar ne zgjidhjen e drejte te ketyre problemeve qe jane te vogla por qe pastaj jane te medha ne menaxhimin e perditshem te aktivitetit te shkolles - u shpreh kreu i bashkise.


Sipas kryetarit Edi Rama Bashkia po punon per adoptimin e disa praktikave te vendeve te tjera ku nje prej elementeve kryesore eshte menaxheri i levizjes.


Kjo do te thote se ne cdo shkolle do te kete nje person i cili merret ekskluzivisht me levizjen e nxenesve apo femijeve te vegjel ne te gjithe trajektoren nga shkolla ne shtepi duke pasur nje harte te sakte te vendndodhjes se cdo nxenesi dhe pastaj nje plan per te realizuar levizjen e te gjitheve se bashku te ndare ne kategori te ndryshme. Ky person mund te jete nje edhe nje arsimtar qe si pune te dyte kryen menaxherin e levizjes.


Puna e tij do te konsistoje ne analizen e vendbanimeve te gjithe anetareve te stafit dhe te nxenesve si dhe ne gjetjen e formave me te mira alternative te levizjes si transporti publik bicikletat levizja ne kembe ne distanca te pranueshme etj.


Detyrimet


Tryeza e organizuar mes bashkise dhe perfaqesuesve te arsimit jo publik mori shkas nga situata e transportit shkollor ne kryeqytet. Aktualisht transporti i nxenesve eshte ne formen e nje sherbimi te specializuar por te liberalizuar qe nuk eshte pjese e procesit te licencimit dhe normave te sherbimit por vetem e kontrollit ne rruge dhe ku Bashkia ka te drejten e vendosjes se rregullave te identifikimit ne mjetet e sherbimit te transportit shkollor rregullave te sigurise si dhe percaktimit te vendqendrimeve.


Por nga ana tjeter jane vete institucionet arsimore te cilat punesojne subjekte private shoqeri ose persona fizike qe mundesojne transportin banese-shkolle kryesisht sipas parimit te mbledhjes se nxenesve dere me dere.


Nisur nga kjo situate Bashkia e Tiranes deshiron te fokusoje punen ne bashkepunim me institucionet arsimore te cilat e organizojne dhe e ofrojne sot kete sherbim kryesisht ne dy drejtime kryesore Menaxhim me i mire i transportit ekzistues dhe standardizimi i sherbimit ekzistues. Standardizimi do te realizohet duke vendosur mjete uniforme qe do te kene nje ngjyre te dallueshme mjete me sinjale shkollore.


Ndersa ne planin e sigurise keto mjete do te jene konform Kodit Rrugor nuk do te mbingarkohen me nxenes drejtuesve te tyre do tu kerkohet deshmia e mjetit do te kete nje kontroll nga organet e policise. Ndersa nga ana e tyre institucionet private duhet te garantojne mosrendimin e trafikut percaktimin e itinerareve te mjeteve te transportit si dhe percaktim i stacioneve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›