E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Izet Haxhia lirohet nga burgu

Ish-truproja e Sali Berishes ishte denuar me 25 vjet burg per vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ishte ne proces ekstradimi


Familjaret e Izet Haxhise E ka liruar gjykata turke nuk do te ekstradohet per ne Shqiperi


TIRAN- Izet Haxhia nje nga organizatoret e vrasjes se Azem Hajdarit i denuar me 25 vjet burg eshte liruar nga burgu ne Turqi. Haxhia ish- shefi i sigurise se Sali Berishes eshte arrestuar ne vitin 2006 ne baze te urdhrit te Interpol Tiranes dhe qe nga ajo dite shteti shqiptar ka qene ne lufte per ta ekstraduar. Pas kater vitesh duket se lufta eshte humbur dhe Izet Haxhia ka fituar.


Familjaret e tij kane pohuar dje se vendimi eshte marre dje nga gjykata turke dhe tashme ai eshte duke bere gati plackat per te lene qeline. Madje edhe e shoqja do shkoje atje per ta pritur.


Te kontaktuar per kete ceshtje burimet zyrtare te Ministrise se Drejtesise Policise se Shtetit dhe Prokurorise se pergjithshme shprehen se nuk kane asnje informacion zyrtar. Por asnje prej tyre nuk mund ta mohoje njoftimin e familjareve se Izet Haxhia eshte liruar nga burgu.

Familjaret


E shoqja e Izet Haxhise ka folur dje ne telefon me te dhe ka marre lajmin se me ne fund gjykata ka vendosur mos ekstradimin e tij.

Pas ketij vendimi Haxhise i eshte thene qe te lere qeline e burgut. Ai eshte duke bere valixhet gati sepse do lirohet. Gjykata e shkalles se Pare ne Turqi ka marre vendimin per mosekstradimin e tij ne Shqiperi. Ai nuk ka ceshtje te tjera penale dhe per kete arsye eshte liruar nga burgu- thane dje te afermit e Izet Haxhise. Por ata nuk jane ne gjendje qe te sqarojne mbi cfare rrethanash eshte marre ky vendim.


Pervec gjyqit per ekstradimin apo jo drejt Shqiperise Izet Haxhia kishte edhe nje tjeter gjyq. Kete here kishte kerkuar azil politik me pretendimin se eshte denuar padrejtesisht ne Shqiperi. Edhe procedurat e zgjatura nga ana e shtetit shqiptar mund te kene ndikuar ne kete vendim te drejtesise turke.


Autoritetet


Te kontaktuar nga Shekulli zyrtare te larte te Policise Shqiptare Ministrise se Drejtesise dhe Prokuroria nuk jane ne gjendje qe te japin nje pergjigje per lirimin apo jo te ish-truprojes se Sali Berishes te denuar me 25 vjet burg per vrasjen e Azem Hajdarit. Nuk kemi marre ende ndonje informacion zyrtar per kete ceshtje. Po presim informacionet nga Turqia- thone burimet zyrtare te ketyre institucioneve.


Nga ana tjeter asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje qe te pergenjeshtroje zyrtarisht lajmin e lirimit te Izet Haxhise. Keto institucione shqiptare duhet te kishin perfunduar tashme proceduren e ekstradimit te Izet Haxhise por kjo gje nuk ka ndodhur per rrethana ende te paqarta. I arrestuar me tre qershor 2006 dje Izet Haxhia ka bere kater vjet e kater muaj e tete dite burg ne pritje te ekstradimit.

Me kete ceshtje gjykata turke ka shkelur te gjitha afatet e mundshme per ekstradimin e nje personi. Gjate kesaj kohe shteti shqiptar duhet ti kishte derguar Turqise te gjitha materialet e kerkuara dhe duhet te kishte arritur ekstradimin.


Kush eshte Izet Haxhia doktori qe preferoi qe te punonte si gardist shefi i sigurise se Sali Berishes dhe telefonata misterioze qe nxori ne prite Azem Hajdarin
Enigma e vrasjes se Azemit dhe miqesia me Berishen


TIRAN- Izet Haxhia eshte nje nga personazhet me enigmatike te dosjes Hajdari por edhe nje nga miqte me te dyshimte te kryeministrit Sali Berisha. I njohur per shume vite si truproja e Sali Berishes Izet Haxhiaj eshte shfaqur per here te fundit me 14 shtator 1998.


Dy dite pas vrasjes se Azem Hajdarit Partia Demokratike organizoi nje grusht shteti qe nuk arriti te perfundohej. Izet Haxhia ishte nje nder njerezit e PD-se qe pushtoi Radiotelevizionin Publik.

Me pretekstin e pakenaqesise per vrasjen e Hajdarit Izet Haxhia u shfaq ne pamjet televizive me nje automatik ne dore duke deklaruar se shteti kishte rene dhe PD-ja ishte kthyer ne pushtet. Nje dite me pas me rivendosjen e rregullit Izet Haxhia u zhduk nga qarkullimi. Emri i tij u shfaq serish pak dite me pas ku u deklarua se ai ishte nje nga pjesemarresit ne vrasjen e Azem Hajdarit.

Por Izeti u shpall ne kerkim si nje nga pjesemarresit ne grushtin e shtetit dhe qe nga ajo kohe nuk u fol me per te. Ish-gardisti me diplomen e mjekut tashme ishte nje renegat. Gjurmet e tij u zbuluan vetem tete vite me pas ne qytetin turistik Kushedasi te Antalias ne Turqi.

Izet Haxhia eshte i biri i Idrizit dhe Rukes lindur me 9 korrik te vitit 1966 ne Tropoje me pas banor i Tiranes.


Ai eshte denuar me pare per armembajtje pa leje me kohen e paraburgimit me arsim te larte i martuar. Ne mars te vitit 2001 gjykata deklaron perfundimisht se Izet Haxhia pjesemarres ne grupin e truprojave te ish-presidentit Sali Berisha eshte larguar jashte vendit.


Lidhja me Sali Berishen e ka zanafillen ne vitin 1992 kur Haxhia merr detyren ne Garden e Republikes dhe me pas caktohet me sherbim ne grupin e truprojave te ish-presidentit. Pak kohe me vone Izet Haxhia do te binte ne sy jo vetem si njeriu qe dukej ne krah te kreut te PD-se ne cdo levizje si roja personale e tij por edhe si nje prej personave te besuar dhe prane lidershipit demokrat.


Rrjedha e veprimtarise se Izet Haxhise ndryshoi pikerisht mbremjen e 12 shtatorit 1998 kur Azem Hajdari u vra para selise se Partise Demokratike.


Pas vrasjes se Azem Hajdarit Izet Haxhia eshte fiksuar ne nje fotografi duke i dhene doren dhe duke ngushelluar djalin e deputetit demokrat. Shfaqja e Izet Haxhise ne ngjarjet e 14 shtatorit 1998 e perfshiu ate fillimisht ne dosjen penale te hapur per keto ngjarje.

Lidhja e Izet Haxhise me Berishen dhe Azem Hajdarin ka mbetur gjithmone nje mister. Ai perflitej ne korridoret e Partise Demokratike si njeriu qe kishte telefonuar Azem Hajdarin duke e nxjerre ate ne priten e ngritur para PD-se ku edhe gjeti vdekjen deputeti demokrat. Grupi i njerezve qe vrau Azem Hajdarin ka kaluar naten para vrasjes ne nje prej hoteleve te Linzes.


Pikerisht ate nate aty eshte pare edhe Izet Haxhia i cili eshte takuar me te vellane Ismetin edhe ky i denuar si bashkepunetor ne vrasjen e Azemit. Izeti perfshihet serish me vrasjen e Azemit pasi akuzohet se eshte njeriu qe ka telefonuar deputetin duke i kerkuar qe te dale nga selia e PD per te takuar dike.


Azemi u vra pak metra pasi kishte dale nga selia. Sali Berisha e dinte kete gje pasi eshte njeriu i vetem qe ka mundur te flase me truprojen e Azem Hajdarit Zenel Nezen. Por edhe pse ishte ne dijeni te implikimit te Izetit ai e perdori ish-truprojen e tij per te te kryer grushtin e shtetit dy dite pas vrasjes se Azem Hajdarit.


Tre vite pas vrasjes kur Jaho Salihi u arrestua do te publikohej nje tjeter pretendim per rolin e Izet Haxhise.


Azemi do te ishte gjalle nese Izet Haxhia nuk do te ishte perzier ne kete histori citohet te kete deklaruar me 8 maj 2001 Jaho Salihi pas arrestimit. Me vone me 16 korrik 2001 Arben Imami pohon se shoqeruesi i tij Kleo Murati i kishte thene se ka pare nje dite me pare njerez te armatosur mes te cileve dhe Izet Haxhine.


11 dite me vone me 25 korrik 2001 deshmitari Agim Loku qe ka shoqeruar te dyshuarit me makinen e tij tip Iveco me 10 shtator 1998 deshmon se nuk e ka pare skenen e ngjarjes. Ai kujton se ne makinen e tij kane qendruar Izet Haxhia Elez Haklaj e Halil Haklaj dhe me pas kane ardhur Jaho Salihi Fatmir Haklaj dhe Naim angu

Arrestimi i bujshem dhe mungesa e ekstradimit


Izet Haxhia njeri nder pjesemarresit ne vrasjen e Azem Hajdarit jetonte ne ishullin luksoz Kushedasi nen nje emer te rreme. Arrestimi i tij ne qershor 2006 pa u mbushur nje vit nga ardhja ne pushtet e ish- shefit te tij Sali Berisha u trumbetua me te madhe nga qeveria si nje sukses dhe shenje e duarve te pastra. Mazhoranca kishte arrestuar krahun e saj te armatosur. Me mburrje u deklarua se shume shpejt Izet Haxhia do te vinte ne Shqiperi me pranga.


Por sot me shume se kater vjet me pas kjo gje nuk ka ndodhur. Ekstradimi i tij po zgjatet me procedura rekord dhe tashme familjaret pohojne se ai eshte liruar nga burgu. Po ne te njejten kohe me Izet Haxhine ne Turqi eshte arrestuar edhe Alfred Shkurti Aldo Bare. Ky i fundit u ekstradua nga Turqia ne Shqiperi dhe po vuan burgun ndersa Izet Haxhia endet me procese te tejzgjatura per te marre nje vendim te thjeshte ekstradohet apo jo.


Izet Haxhia Jam i denuar politik


Dy vjet me pare shteti turk ka sjelle ne Shqiperi procesverbalin e seances ku po shqyrtohej ekstradimi apo jo i Izet Haxhise. Ne kete seance Haxhia ka kerkuar nga drejtesia turke te mos ekstradohet ne Shqiperi pasi vendimi i dhene ndaj tij me 25 vjet burg ka qene politik. Sipas tij ai eshte denuar ne kohen kur ne pushtet ishte PS-ja per faktin se ishte nje nga njerezit e afert e Sali Berishes.


Gjithashtu mesohet se nder te tjera gjate marrjes ne pyetje nga togat e zeza ne lidhje me ekstradimin e tij i denuari Haxhia eshte shprehur se nuk dua te kthehem ne burg ne Shqiperi pasi atje jam denuar ne mungese duke mos mi respektuar te drejtat qe me jep ligji.


Pervec kesaj atje jam denuar nga tre shkallet e gjyqesorit te cilet jane ndikuar nga politika. Une pranoj te kthehem ne Shqiperi vetem nese rihapet dosja dhe me premtohet nje gjykim i drejte dhe i barabarte.


Do te paraqes prova dhe deshmitare qe vertetoj qe une nuk kam qene te selia e Partise Demokratike ne kohen e vrasjes dhe nuk kam urdheruar vrasjen e deputetit Azem Hajdari- mesohet te kete thene Haxhia para Gjykates Administrative ne Turqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›