Tabaku Tirana eshte ndare njehere e pergjithmone nga zhvillimi klientelist
JICA i ka dorëzuar sot Bashkisë së Tiranës studimin dy vjeçar, për infrastrukturën në Tiranë. Në këtë studim janë propozuar master - plane me një perspektivë afatgjatë, deri në vitin 2027 si dhe plan - veprimin për projekte prioritare për 4 sektorë si; rrugët dhe transporti urban, menaxhimi i mbetjeve te ngurta; furnizimi me ujë, kanalizimet dhe sistemi i kullimit. Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku tha se raporti i dorëzuar sot nga JICA do të jetë një kontribut i rëndësishëm në punën e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, për të garantuar në këtë qytet një zhvillim të qëndrueshëm, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet pa plan në këtë qytet të cilat kanë favorizuar klientelizmin dhe betonizuar qytetin.
“Të gjithë qytetarët e Tiranës kanë qenë dëshmitarë se si rreth dy vjet më parë, qyteti ynë me shiun më të vogël, me problematikën më të vogël përmbytej. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë se çfarë problematikash kishte në rrugën “Don Bosko”, të gjithë besoj e mbani mend mungesën e parametrave teknikë dhe mënyrën se si është zhvilluar “Komuna e Parisit”. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë për problematiken e madhe dhe shërbimin jashtëzakonisht te keq që ka pasur linja Kombinat-Kinostudio. Kur morëm drejtimin e Bashkisë, zona të tëra të qytetit kishin mungesë të ujit të pijshëm, sepse ky nuk ishte interesi i ish - kryebashkiakut. Shumë prej jush do të thonë: “të shkuara, të harruara!”. Po, jam plotësisht dakort se kjo është e shkuara e qytetit tonë. Ne sollëm një vizion të ri për qytetin e Tiranës, të reflektuar në planin urban të Tiranës i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e qëndrueshëm afat-mesëm dhe afat-gjatë të qytetit tonë. Qyteti i Tiranës ka një plan urban i cili respekton zhvillimin e integruar të pronës, ku zona të tëra të qytetit ishin lënë në harresë. Njësia 8, njësia 10, pjesa autoktone e Tiranës në njësinë nr.2 ishin të pazhvilluara. Plani që ne u kemi paraqitur qytetarëve të Tiranës dhe plani i integruar i infrastrukturës që dorëzon sot ekipi i JICA bën të mundur që problemet e 11 viteve të kaluara të marrin zgjidhje” – u shpreh znj Tabaku.