Presidenti Nishani apel klases politike Te kontribuojme per integrimin

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të misionit EURALIUS në vendin tonë, Presidenti i republikës Bujar Nishani e vuri theksin tek integrimi evropian si një proces që ka etapat e tij, por ka edhe nevojë për inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë. Ai i bëri apel klasës politike që të kontribuojë në këtë proces.
“Dekurajojmë çdo tentativë, çdo tendencë për të futur në ngërç këtë proces, qofshin këto të ardhura nga individë, nga institucione të caktuara. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë”- u shpreh presidenti.
Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit ka vlerësuar asistencën e BE-së në sistemin e drejtësisë në vendin tonë dhe ka theksuar se ky sistem ka mjaft probleme e sfida, por apeloi që aktorët e drejtësisë të veprojnë me objektiva konkrete, duke promovuar modelin më të mirë.
“Të promovojmë dhe mbështesim modelin pozitiv. Nuk duhet t’i referohemi vetëm shembullit të minorancës, por të promovojmë modelin e shumicës, në integritetin profesional të shumicës së gjyqtarëve tanë. Jo në pak raste politikanët adresojnë akuza dhe deklarata politike të pabaza ndaj gjyqtarëve të Republikës. Kërkoj nga të gjithë aktorët, jo thjesht përgjegjshmëri, por dhe një vizion qytetar për të mos kultivuar idenë e antiligjit dhe antishtetit, por për të kultivuar përgjegjshmërinë dhe angazhimin gjithsecilit për t’i kontribuar sadopak shoqërisë dhe institucioneve”- vijoi kreu i shtetit.
Presidenti Nishani vlerësoi të gjitha ata që punuan në misionin EURALIUS 3 në Shqipëri, ndërsa shprehu bindjen se çdo cent i investuar për këtë mision i ka shërbyer një kontributi konkret.
Sekui: Konsolidim i shtetit të së drejtës
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sekui theksoi rëndësinë e konsolidimit të shtetit të së drejtës, në mënyrë që Shqipëria të përparojë në drejtim të integrimit evropian.
“Drejtësia i jep kuptim demokracisë. Në këtë mënyrë shteti i së drejtës i shtron rrugën Shqipërisë drejt BE-së. Askush të mos jetë sipër ligjit. BE e ka parasysh vështirësinë e këtij biznesi. BE e ka provuar tashmë që ka dhënë një asistencë serioze ndaj jush. Pritshmëria jonë ndaj Shqipërisë për të garantuar eficencën e sistemit të drejtësisë është realiste”,- u shpreh ambasadori Sekui, ndërsa falenderoi misionin EURALIUS 3 në vendin tonë.
Halimi: Misioni EURALIUS 3 ndihmë për konsolidimin e shtetit të së drejtës
Edhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi vlerësoi ndihmën e dhënë nga misioni EURALIUS 3 për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij me ndihmën e këtij misioni u bë e mundur heqja e imunitetit të gjyqtarëve dhe u kryen një sërë reformash të tjera.
Halimi vlerësoi edhe konstributin e EURALIUS 3 për hartimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, një nga kushtet e BE për marrjen e statusit, ndërsa akuzoi opozitën për mosvotimin e këtij ligji.