E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harron reflektorin ndezur naten vdes e asfiksuar 30-vjecarja

Nje grua rreth 30 vjece eshte gjetur e pajete mesditen e djeshme ne banesen e saj ndersa dyshimet e para flasin per nje asfiksim si pasoje e harreses se ngrohesit me gaz gjate gjithe nates. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne kryeqytet kur ne katin e peste te nje pallati prane Zogut te Zi banorja eshte gjetur e vdekur nga fqinjet me te afert te 30-vjecares. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise te lajmeruar nga banoret e pallatit por eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te bere te mundur hapjen e deres se apartamentit pasi ishte e kycur nga brenda. Sipas te dhenave te para te eksperteve te policise rreth motivit te vdekjes se te rese dyshohet se shkak eshte bere asfiksimi pasi prane saj eshte gjetur edhe nje reflektor qe punonte me gaz. Megjithate policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te vdekjes dhe identifikimin e viktimes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›