Rreshqitja shemben shtepite e para ne Spitalle
Rreshqitjet masive te dherave nga lartesia e kodres se Spitalles kane bere qe te dalin themelet e shume banesave dhe te rrezikojne shembjen. Paqendrueshmeria e tokes prej me shume se nje viti ka bere qe nje masiv i konsiderueshem dheu te shkase duke krijuar nje shkeputje te nje pjese kodre ku ndodhen banesat . Dy banesa jane shembur teresisht ndersa rrezikojne te perfundojne ne det edhe 60 shtepi te tjera te cilat kercenohen direkt nga rreshqitjet pasi erozioni po perparon ne menyre kercenuese. Gjithcka ka ndodhur pergjate nates fatmiresisht pervec demeve materiale nuk ka pasur deme ne njerez. Banoret e kesaj zone jetojne me ankthin se nje dite e cila mund te mos jete e vone te humbasin edhe shtepite e tyre te cilat kane filluar te plasariten. Krisjet e kodres duken qarte ne nje hapesire gjeografike prej me shume se 500 metrash lineare ku jane ndertuar keto banesa. Ne kete hapesire ndodhet lagja e rrezikuar me tri radhe shtepi banimi qe kane dhene alarmin per situaten e krijuar. Duke qene se rreziku eshte mjaft precipitues ne agjencine e legalizimeve mesojme se 80 banesa ne kete zone nuk do te legalizohen