E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Dritan Minxolli ne prag lirimi Pinari dhe Delijorgji

Kolegji Penal Per te pandehurin kane skaduar afatet e paraburgimit llogaritja nga dita kur dosja mberriti ne Gjykaten e Larte

Te cilesuarit si shkaktare te tragjedise se Gerdecit drejt lirise. I pari qe le qelite e paraburgimit dhe akomodohet ne banesen e tij eshte ish-drejtori i fabrikes se Gerdecit Dritan Minxolli per te cilin Gjykata e Larte vendosi dje zbutjen e mases se arrestit dhe caktimin e nje mase te re ate te arrestit ne kushtet e shtepise. Kolegji Penal ka vendosur te ndryshoje masen pasi ka konstatuar se per kete te pandehur kane perfunduar afatet e paraburgimit duke i llogaritur ato ndryshe nga koleget e shkalles se pare pra qe nga moment qe dosja ka mberritur ne Gjykaten e Larte. Pasi kane bere perllogaritjet e duhura Kolegji ka konstatuar se per Minxollin kane skaduar afatet dhe ndaj duhej liruar por jo me masen detyrim paraqitje por i arrestuar ne kushtet e shtepise. Ky vendim i ka hapur rrugen lirimit edhe per tre te pandehurit e tjere Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci te cilet nuk kane reshtur pergjate ketyre muajve duke bere kerkesa te shumta per lirimin nga paraburgimi dhe gjykimin ne gjendje te lire. Ne fakt aktualisht gjendet ne Gjykaten e Larte edhe kerkesa e tyre per ndryshim mase dhe pritet qe shqyrtimi i saj te behet ne ditet ne vazhdim. Referuar perllogaritjeve te bera nga gjykata edhe per keta shtetas kane perfunduar afatet e paraburgimit prej disa kohesh. Nuk dihet kush do ta perfaqesoje Delijorgjin ne Gjykaten e Larte avokati i ri Veleshnja apo do rikthehet Maks Haxhia ndersa eshte tashme ne prag lirimi edhe ky si i pandehur. Vetem dy dite me pare avokati Maks Haxhia hoqi dore nga mbrojtja e nje prej te akuzuarve te ketij procesi Mihal Delijorgjit. Ne seancen e dites se hene te tragjedise se Gerdecit ne Gjykaten e Tiranes avokati i njohur Maks Haxhia si dhe avokatja tjeter e Delijorgjit Elira Kokona kane deklaruar doreheqjen nga mbrojtja e administratorit te Alba-Demil. Shkak per kete largim eshte bere rrezimi i disa kerkesave te ketyre avokateve per klientin e tyre sic eshte ajo e lirimit nga paraburgimi i Delijorgjit. Ne tragjedine e Gerdecit humben jeten 26 persona dhe rreth 300 te tjere mbeten te plagosur. Ne kete ceshtje akuzohen 29 persona civil dhe ushtarak te Ministrise se Mbrojtjes mes tyre edhe kater te arrestuar Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO Mihal Delijorgji administrator i firmes Alba-Demil si dhe ish-specialisti i MEICO Sokol Ngjeci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›