Berisha i hap driten jeshile ndertimit te stadiumit te ri

Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave Berisha pohoi se stadiumi u vendos te ndertohet ne respekt te futbollisteve dhe mijera tifozeve shqiptare qe ndjekin kombetaren kudo qe ndodhen
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha u ka premtuar te gjithe tifozeve shqiptare se stadiumi i ri do te jete gati me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Kryeministri i Shqiperise pohoi dje gjate Mbledhjes se Keshillit te Ministrave se ky impiant do te jete nje stadium modern dhe shume funksional.
Bizhu per kryeqytetin
Gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave Berisha tha se impianti i ri qe do te ndertohet mbi stadiumin Qemal stafa do te jete nje dhurate per kryeqytetin. Ky stadium do te jete nje bizhu e vertete jo vetem per sportin shqiptar por per te gjithe qytetaret shqiptare. Do te jete stadium me modern dhe me funksional natyrisht ne proporcion me qytetin por arkitektura e tij funksionaliteti i tij do te jene te parametrave me te mire - tha kryeministri. Ky i fundit shpjegoi se stadiumi u vendos te ndertohet ne respekt te plote per futbollistet dhe per futbollin shqiptar por edhe per ata qindra dhe mijera tifoze shqiptare te cilet ndjekin kombetaren e vendit ne Tirane dhe kudo qe ajo luan.
Bashkepunimi me FSHF-ne
Ne fund te fjales se tij Berisha tha se qeveria ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit do te beje te mundur qe stadiumi i ri te ndertohet ne nje kohe sa me te shkurter dhe sipas te gjitha parametrave moderne e bashkekohore. Edhe pse asgje nuk eshte zyrtarizuar deri me tani burime prane Federates Shqiptare te Futbollit kane bere me dije se stadiumi nuk do ti jepet teresisht FSHF-se per ta menaxhuar por do te administrohet serish nga nje sh.a. ku qeveria do te kete 30 te aksioneve ndersa FSHF 70.
Nisja e punimeve
Sapo qeveria te marre vendimin per te rindertuar Qemal Stafen pritet te nisin procedurat per nisjen e punimeve ne fillim duhet hedhur ne toke struktura aktuale e stadiumit. FSHF ka nisur prej kohesh kontaktet me kompani te fuqishme qe sigurojne zbatimin e plote te projektit. Kohe me pare vetem zyrtare te FSHF-se kane deklaruar se nese qeveria vendos per ndertimin e stadiumit te tij atehere punimet do te filloje qysh ne pranvere.