Harry Potter me aventuren e fundit ne Millenium
I kemi pare fare te vegjel te ndrojtur ndersa tani jane rritur dhe se shpejti do tu duhet te heqin mantelin e magjistarit. Ishin respektivisht 12 13 dhe 11 vjec kur u shfaqen per here te pare ne ekranin e madh ne rolin e Harry Potter Ronald Weasley dhe Hermione Granger. Dhjete vjet me pas Daniel Radcliffe Rupert Grint dhe Emma Watson jane tre te rinj me shpresa te medha per te ardhmen. Te rritur ne syrin e publikut te tre aktoret sjellin pjesen e pare te kapitullit te fundit ate qe eshte quajtur edhe fillimi i fundit Harry Potter dhe Dhuntia e Vdekjes. Vetem pak dite pas premieres boterore dhe pasi ka tronditur arketimet duke mbledhur miliona dollare nga biletat e shitura filmi i shumepritur nga publiku po shfaqet edhe ne Tirane ne kinema Millennium. Ne kete pjese tre heronjte tane nisen ne nje mision te rrezikshem per te gjetur dhe shkaterruar sekretin e pavdekesise se Voldemort. Te vetem pa guiden e profesoreve te tyre apo mbrojtjen e profesorit Dumbledore tre miqve u duhet me shume se kurre qe te kene besim ne vete dhe tek njeri-tjetri. Por nuk ka per te qene edhe aq e thjeshte. Teksa rreziqet behen edhe me te medha Harry po i afrohet qellimit final betejes me Voldemort. Edhe kjo pjese vjen nen regjine e David Yates me skenar te Steve Kloves dhe autores se romanit te famshem J.K. Rowling e cila me kete sage njohu famen dhe pushtetin.