Berat kinemaja kthehet ne zyra bashkie
Shkon dem fondi per rikonstruksionin
Ka ndjere keqardhje shikuesi beratas gjate organizimit te Maratones se Filmit te Ri Shqiptar i cili disa dite me pare ngriti siparin pikerisht ne Beratin pa kinema. Kinemaja 13 Shtatori e vetmja ne qytetin me 67 mije banore perfshiu nje fond prej 80 milione lekesh per tu rikthyer ne gjendjen e meparshme. Fasada ta kenaq syrin. Sapo e sheh mendon se edhe brendesia e saj ofron kushtet maksimale bashkekohore per argetimin e publiku por zhgenjimi vjen sakaq. Kur futesh brenda per nje moment mendon se mos ke ngaterruar hyrje. Syri te ze vetem zyra. Ne vend te xhirimit te filmave kjo kinema xhiron shkresat e bashkise. Salla e kinemase me 450 vende tashme eshte plurosur ne katin e pare dhe i perngjan nje hauri te
vertete. Ndersa ngjit shkallet dhe futesh ne katin e dyte te sheh syri disa zyra dhe Policine Bashkiake. Banoret qe me zor e kishin pritur rikonstruksionin e kinemase shprehen te habitur nga vendimi i bashkise per te nderruar destinacionin e saj. Fatkeqesisht Berati pjese e trashegimise boterore nen mbrojtjen e UNESCO-s eshte i vetmi qytet qe nuk ka as kinema dhe as nje muze edhe pse eshte nje qytet muzeal. Ne nje kohe kur argetimi do te mund ti largonte disi banoret e ketij qyteti nga streset e se perditshmes ja ku e vetmja mundesi u vidhet nga pushteti lokal. Maratona e Filmave Shqiptare u mireprit nga publiku megjithate kjo ngjarje nuk u organizua atje ku duhet te ishte edhe destinacioni ne kinema por ne qendren kulturore Margarita Tutulani ambientet e se ciles ne fakt perdoren per te tjera aktivitete. Pergjate dy diteve ne ambientet e Margarita Tutulanit u shfaqen filmat Qytet ne telajo Kronike Provinciale nje film me regji te Artan Minarollit xhiruar pikerisht ne qytetin e Beratit ndrra e amerise dhe Lindje Perendim Lindje. Shfaqja e filmave u shoqerua edhe me aktivitete te tjera argetuese ku merrnin pjese personalitete te artit dhe kultures jo vetem nga qyteti i Beratit. Keto dy dite sollen paksa gjalleri ne qytetin e gurte. Nderkohe salla e kinemase qendron e zbrazet dhe kjo jo per faj te qytetareve te cilet nuk do te kishin vonuar per te mbushur vendet e saj.
Aktiviteti
Maratona e Filmit te Ri Shqiptar udhetoi ne qytetet e Beratit Vlores Lushnjes dhe Fierit nen organizimin e shoqatave Bota Shqiptare Cinemania dhe me mbeshtetjen e Qendres Kombetare Kinematografike. Maratona qendroi nga dy dite ne secilin qytet ku u shfaqen filmat Viktor Gjika-poeti i ekranit dokumentar Koha e kometes Si gjithe te tjeret Kronike provinciale . Qytet ne telajo Kronike Provinciale ndrra e amerise Lindje Perendim Lindje Deshperimisht Gjalle dhe O coban. Ky aktivitet u ndermor me qellim qe kinemaja shqiptare te mos jete vetem privilegj i kryeqytetasve por te mund te promovohet edhe ne qytete te tjera artdashese neper Shqiperi. Sipas organizatoreve pavaresisht periudhes se gjate te tranzicionit te cilit nuk i shpetoi edhe filmi shqiptar kjo kinematografi eshte e pazevendesueshme.
Dilaver Xhelili