E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry Potter ne kinema seria e fundit e sages

Pritja e gjatë tashmë ka marrë fund për fansat e Harri Potter-it në të gjithë botën. Seria e fundit e sagës së nxënësve të shkollës së magjisë, magjistarëve dhe shtrigave të Hogwarts-it shfaqet për publikun e gjerë mes një interesimi të madh, që duket qartë nga radhët e gjata para kinemave. Biletat janë shitur të gjitha, ndërsa fansat kanë pritur për javë që të zënë një vend në shfaqjen e parë të filmit që ka fituar zemrat e milionave në të gjithë botën.

“Harry Potter dhe shenjtët e vdekur, pjesa e dytë”, është finalja e madhe e historisë së marrë nga librat e shkrimtares angleze, Joan Rolling. Eshtë vërtet fundi, pasi vetë shkrimtarja njoftoi se nuk do të shkruajë më për Potter-in, edhe pse mund të zhgënjejë fansat e saj.

Kapitulli i fundit nis kur Herry, Ron dhe Hermiona kërkojnë për gjetjen dhe shkatërrimin e tre objekteve të fundit që i sjellin lordit Voldermort, pavdekësinë. Por, kur Shenjtët e Vdekur ringrihen dhe Voldermort merr vesh për misionin e tyre, nis beteja finale, pas së cilës, siç e dinë të gjithë, jeta nuk mund të jetë më e njëjtë si më parë.  

Fansa nga e gjithë bota ndoqën premierën e filmit në Londër. Për shumë prej tyre, aventurat e Potter-it nuk do të mbarojnë asnjëherë.

"Ka shumë mundësi të qaj me serinë e re, por Harry do të jetë sërish në jetën tonë dhe do e duam deri në fund”, thotë një fanse.

Saga e Potter-it që nisi në 2001 me filmin e parë ”Harry Potter dhe guri filozofik” ka grumbulluar deri tani, 6.4 miliardë dollarë, përafërsisht 1 miliard dollarë për secilën seri. Filmi i fundit, i kombinuar edhe me teknologjinë HD, sipas ekspertëve, pritet të thyejë rekordet.

Juli Prifti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›