E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon me zviceranet. Kualifikimi i Vllaznise ende i hapur

Nuk fiton, por gjithashtu edhe nuk humb Vllaznia në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Europa Ligë. Në “Loro Boriçi” përfundon pa gola sfida kundër zvicerianëve të Thun, barazimi i dytë rradhazi për shkodranët në shtëpi në këtë kompeticion, që lë gjithsesi të hapur diskutimin për kualifikim në ndeshjen e kthimit. Kuqeblutë e Mirel Josës u treguan të kujdesshëm për të mos u ndëshkuar nga kundërsulmi zvicerian.

Milaim Rama është rreziku kryesor për shkodranët dhe Vujadinovic detyrohet të bëjë ndërhyrjen më të vështirë të ndeshjes në minutën e 13, duk larguar rrezikun. Përgjigja e Vllaznisë vjen nga këmbët e Sukajt vetëm dy minuta më pas, ndërsa më pas loja qetësohet me dy skuadrat që duket se kënaqen edhe me barazimin. Shkodranët mundohen të godasin në fund, në të 79' sërisht me Sukajn, por portieri Da Kosta ruan të paprekur portën e tij.

Një lojë pothuaj e barabartë, që do të ketë aktin e dytë në 21 korrik në Zvicër, e ku gjithcka mund të ndodhë. Sigurisht favoritë janë zvicerianët e Thun, por Vllaznia do të kërkojë të bëjë një tjetër transfertë të suksesshme si ajo në Maltë kundër Birkirkara, në të cilën skuadra e Josës u imponua 0-1.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›