E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisoret e rinj dominojne dramat absurde

Janë shpallur gjashtë projektet të cilët do të përfitojnë nga fondet e Ministrisë së Kulturës për të realizuar drama në skenën e Teatrit Kombëtar. Juria e përbërë nga dramaturgë, regjisorë, skenografë dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës kanë vendosur të zgjedhin gjashtë fitues nga katër që ishin parashikuar.

Shumica e veprave të paraqitura kanë kastë të vogël aktorësh dhe do të kërkojnë më pak fonde duke bërë që disa para të teprojnë për të shtuar edhe dy vepra të tjera fituese.

Shumica e projekteve të paraqituar në këtë konkurs i takojnë teatrit absurd, ndërkohë dramaturgu dhe anëtari i juries, Ferdinand Hysi kritikoi mungesën e dramës shqipe. Regjisorët që kanë fituar do të nisin punën për të ngjitur veprat e tyre në skenë në muajin shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›