E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokufest festivali i filmit mberrin ne Tirane

Festivali i filmit dokumentar Dokufest i cili organizohet çdo vit në qytetin e Prizrenit ka mbërritur në vitin e tij të dhjetë. Në këtë jubile, organizatorët kanë përzgjedhur një program me fima të shkurtër për publikun e Tiranës të cilët do të projektohen gjatë mbrëmjes pranë Piramidës. Por krahas ftesës për publikun shqiptar, Dokufest vjen si një shembull perfekt për organizatorët e festivaleve në Shqipëri sa i takon organizimit të një festivali në aspektin artistik dhe financiar.

“Jemi munduar mjaft të kemi një balancë, 50 me 50. Pra 50 % të fondeve janë nga qyteti, ministria apo institucione të tjera shtetërore dhe gjysmën tjetër nga sponsorë komercialë. Madje e kemi kapërcyer. Ne i japim kujdes të veçantë sponsorëve, pra, festivali nuk është në patronazhin e kryeministrisë, ministrisë së kulturës, apo kryetarit të qytetit. Ne nuk kemi një padron.  Së pari na ka mbajtur besimi dhe vullnetarët. Kemi 150 vullnetarë që angazhohen për festivalin, punojnë, vrapojnë dhe nuk ankohen”-tha Veton Nurkollari- drejtor artistik i Dokufest

Viti jubile i Dokufest i cili do të pushtojë qytetin e Prizrenit nga 23 deri më 31 korrik do përfshijë në program mbi 2100 filma dokumentarë, apo të shkurtër nga 50 vende të botës. Ky festival është një ndër më prestigjozët në rajon, ndërsa një vit më parë është përzgjedhur mes 25 festivaleve më të mirë, në një klasifikim të bërë në Shtet e Bashkuara. Sa i takon pjesëmarjes së dookumentarëve shqiptar, drejtori artistik pohon se niveli është në rritje dhe krijon diferencë nga filmat e prodhuar në Kosovë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›