E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhi: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një rrugë e pakthyeshme dhe se tashmë Kosova është një vend që po bën hapa përpara.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë një vizite në Romë, ku është pritur nga nënsekretari i Punëve të Jashtme i Republikës italiane, senatori Alfredo Mantika.

Gjatë takimit, i cili ishte tepër i hapur dhe miqësor, u bisedua për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, çështje të bashkëpunimit dypalësh, në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini në Tiranë, më 12 prill, procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin rajonal dhe çështje të tjera, njoftojnë mediat.

Zv.ministrja Harxhi uroi nënsekretarin Mantika për zgjedhjen e ambasadorit italian në Prishtinë, Michael Giffoni, si koordinator i BE-së për Veriun e Mitrovicës.

Të dy bashkëfolësit ndanë të njëjtin mendim në lidhje me faktin se pavarësia e Kosovës është një rrugë e pakthyeshme dhe se tashmë Kosova është një vend që po bën hapa përpara.

Nënsekretari i Jashtëm italian Alfredo Mantika do të vizitojë Tiranën, gjatë një turi në rajonin e Ballkanit, më 27 prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›