Thaçi: Qeverisja është obligim, jo privilegj

Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e cila është mbajtur në përbërje të re, ka shprehur besimin për punë të suksesshme nga shtatë ministrat e rinj. Por ai i ka paralajmëruar vartësit e tij se pozitat ministrore nuk duhet të kuptohen si privilegj, por si përgjegjësi dhe nder.
Ai ka kërkuar nga ta respektimin e ligjit dhe kontratave të shërbyesve civilë.
“Do të vazhdojmë të jemi rigorozë në punën tonë dhe dëshiroj të ripotencoj se pozita e të udhëhequrit në Qeveri nuk duhet të kuptohet si privilegj, por si përgjegjësi dhe nder. Do të kemi udhëheqje racionale dhe menaxhim të suksesshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Kërkohet punë e shtuar e serioze e të gjithë stafit civil në Qeveri. Të gjithë të vazhdojnë me respektimin e ligjit dhe kontratave të shërbyesve civilë. Ndaj tyre nuk duhet të ketë qasje politike nga asnjëri prej nesh”, ka thënë Thaçi.
Zyra e Thellimi i reformave të vazhdueshme, zhvillimi ekonomik, përmirësimi i politikave fiskale, thithja e investimeve të jashtme, stimulimi i prodhimtarisë vendore dhe angazhimet në procesin e integrimeve në strukturat euroatlantike, do të vazhdojnë të jenë prioritet e kabinetit qeveritar ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, transmeton zyra e tij, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Qeveria aprovoi sot vendimin për themelimin e Ministrisë për Integrim Evropian, e cila do të jetë përgjegjëse për bashkërendimin e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Agjencia për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, me miratimin e këtij vendimi do të shkrihet në kuadër të kësaj ministrie. Fushëveprimi, kompetencat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Integrimit Evropian do të përcaktohen me akt të veçantë juridik.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar raportit përfundimtar të buxhetit për vitin 2009, për të cilin, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë se është një tregues lehtësisht i matshëm për suksesin e institucioneve dhe një dëshmi e pakontestueshme për qasjen e përgjegjshme në rrugën e forcimit të shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se plani buxhetor i të hyrave për vitin 2009 ka qenë 1 miliard e 556 milionë e 500 euro, ndërkaq plani i të dalave ka qenë 1 miliardë e 423 mijë 992 euro.
Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ahmet Shalës për ndarjen e 35 mijë eurosh mbështetje financiare për rritjen e efikasitetit të ART-në dhe PTK-së për eliminimin e operatorëve ilegalë dhe shkyçjen e antenave ilegale dhe kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni për formimin e një komisioni profesional për negocimin e çmimit të ambasadave, transmeton KosovaPress.