E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stakime te energjise ne te gjithe vendin per 5 dite

31/10/2010Kerkesa e biznesit per energjine

Konfindustria i ka kerkuar zyrtarisht qeverise rishikimin e kontrates me CEZ pasi sipas saj nderprerjet e vazhdueshme te energjise dhe luhatjet e tensionit i kane shkaktuar biznesit miliona euro dem. Konfindustria i ka derguar kerkese zyrtare Ministrise se Ekonomise dhe Entit Rregullator te Energjise Elektrike si institucioneve pergjegjese te fushes te ngarkuara me ligj. Sipas Konfindustrise mund dhe duhet te permiresohet edhe kontrata tip ndermjet CEZ Shperndarja-Individ/Qytetar. Bazuar ne te dhenat e vazhdueshme qe vijne prane Konfindustrise del qe pavaresisht permiresimit te ndjeshem ne vleresimin sasior te ndodhur ne 3 vitet e fundit ne sasine e furnizimin energji elektrike vijojne problemet me cilesine e dhenies se furnizimit nivelin dhe luhatjet e tensionit apo nderprerjet e shpeshta dhe te papritura. Te gjitha keto ndikojne drejtperdrejt si kosto shtese financiare prej dhjetera milion eurosh vjetore per industrite vendore me pasoja te renda per aktivitetin. Gjendja eshte me shume e ndjeshme nese vleresojme se gjithcka ndodh ne kushtet e pasojave te krizes globale ekonomike dhe financiare.

Operatori i Sistemit te Transmetimit do te shtrije percjellesit e linjes 400 kilovolt Elbasan-Kashar

Energjia elektrike do te mungoje per disa ore me radhe gjate pese diteve te ardhshme ne te gjithe territorin e vendit. Prej dites se sotme deri me 3 nentor kufizimet do te perfshijne zona te caktuara te vendit per shkak te punimeve qe Operatori i Sistemit te Transmetimit do te beje ne linjen Elbasan-Kashar.

Nderprerjet

Ka qene kompania private CEZ Shperndarje e cila ka njoftuar se keto stakime te kerkuara nga OST jane te detyrueshme per tu zbatuar. Njoftimi eshte bere me qellim qe qytetaret dhe bizneset te marrin masa per te siguruar furnizimin gjate oreve kur do te nderpritet energjia elektrike. CEZ Shperndarje eshte njoftuar nga Operatori i Sistemit te Transmetimit se duke filluar qe me date 30.10.2010 dhe per pese dite me radhe OST do te punoje per shtrirjen e percjellesit te linjes 400 kilovolt Elbasan-Kashar. Per kete arsye do te jene te stakuara dy linja 220 kilovolt dhe disa linja 110 kilovolt. Keto stakime te kerkuara nga OST jane te detyrueshme per CEZ Shperndarjen- thuhet ne njoftimin zyrtar te kompanise. Nderprerjet energjise elektrike do te behen nga ora 0730 deri ne oren 1700. Stakimet do te prekin kryesisht zonat rurale dhe periferike- thuhet ne njoftimin e kompanise. Sipas CEZ Shperndarje jane marre masat dhe po behet gjithcka eshte e mundur per te siguruar furnizimin me energji te institucioneve me rendesi jetike si spitale shkolla ujesjelles.

Tregu

Privatizimi i OSSH-se nuk ka sjelle fundin e problemeve per furnizimin e popullates me drita. Problemet me energjine elektrike po reflektohen me nderprerjen e energjise edhe pse aktualisht nuk ka mungesa te prodhimit te energjise per shkak te investimeve qe nevojiten ne te gjithe rrjetin e shperndarjes. Vete ministri i Ekonomise Ilir Meta ka njoftuar pak kohe me pare idene e futjes ne treg edhe te operatoreve te tjere. Ne do te forcojme dialogun dhe bashkepunimin me CEZ Shperndarje. Ne do te plotesojme gjithe detyrimet tona si shtet dhe si qeveri dhe do te kerkojme nga CEZ Shperndarje te plotesoje te gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe sidomos ndaj konsumatoreve familjare dhe biznese - ka deklaruar ministri Meta. Qeveria po angazhohet qe te beje te mundur liberalizimin e tregut te energjise duke shpallur lufte kunder cdo lloj monopoli ne treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›