E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, prej dje dy kushërinj rezultojnë të zhdukur

HAS- Dy kushërinj nga fshati Qarr i hasit rezultojnë të zhdukur që prej ditës së djeshme. Nga njoftimet e fundit mësohet se dy kushërinjte kishin dalë nga shtëpia për tu ngjitur në mal me qëllim venien e një antene interneti.

Dy të zhdukurit te cilet thuhet se jane punonjes te nje kompanie telefonike jane; Isa Qarri 45-vjeç dhe Myrteza Qarri, 35 vjeç.

Sipas familjarëve që prej dje ata nuk janë kthyer më. Frika e tyre është izolimi nga dëbora, ose përballje me kafshë të egra gjatë qëndrimit të tyre në mal.

Policia e Kukësit ka bërë me dije se banorë të fshatit dhe nënprefekti Ismat Jaku janë vënë në kërkim të dy vëllezërve. Reshjet e dendura të dëborës të rëna në këtë zonë, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente ë bëjnë shumë të vështirë kërkimin.

Vetëm pak më parë, ministri Vasili gjatë një vizite në spitalin e Kukësit konfirmoi se ndërhyrje me helikopter nuk mund të bëhen për shkak të stuhive të dëborës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›