E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Spahiu respektoj vendimin personal te tij

Presidenti i Republikes Bamir Topi nuk ka dashur te komentoje shume lidhur me doreheqjen e zevendesit te tij ne KLD Kreshnik Spahiu duke e quajtur ate nje akt individual qe duhet pershendetur. Por ajo per te cilen ai nuk ka pranuar fare ka qene ligjshmeria e Komisionit Hetimor parlamentar qe eshte ngritur me qellim hetimin e fakteve dhe provave per te shkarkuar Spahiun duke theksuar se pozicioni i kreut te shtetit nuk ia lejon te komentoje per nje ceshtje qe eshte ne Gjykate Kushtetuese. Komentet Topi i beri pasi mori pjese ne hapjen e ekspozites fotografike Njerez qe i bejne nder Tiranes ne Muzeun Historik Kombetar ku iu pergjigj interesimit te mediave.
Zoti President me cilesine tuaj si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise a keni ndonje koment mbi doreheqjen e zotit Kreshnik Spahiu sot

Ju e dini qe doreheqjet qe jane individuale patjeter qe duhet te respektohen si te tilla. Ai ka respektuar nje te drejten e tij dhe nuk do te deshiroja te beja asnje lloj interpretimi. Koleget tuaj e kane pasur zotin Spahiu sot drejtperdrejte. Mund ta keni edhe ne ditet ne vazhdim per te marre arsyet e plota sepse nje pjese te arsyeve ai i ka thene. Gjithsesi une respektoj aktin e tij.
A eshte i ligjshem komisioni parlamentar per shkarkimin e zotit Spahiu A eshte kompetence e Parlamentit apo e Keshillit te Larte te Drejtesise kryetar i te cilit ju jeni
Me lejoni te mos interferoj ne kete ceshtje per sa kohe me sa kam degjuar sot zoti Spahiu e ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese. Nese nuk do ta kishte ne Gjykaten Kushtetuese une mund te kisha dhene nje mendim timin personal. Per sa kohe eshte ne Gjykaten Kushtetuese per ta respektuar ate institucion qe eshte garanti i Kushtetutes te presim te shprehet. Sigurisht qe do te shprehet me mire se une. Do te shprehet si institucion dhe me te gjitha termat baze juridike per kete ceshtje.
A do te propozoni se shpejti nje emer
Natyrisht ju e dini qe institucionet nuk mund te qendrojne me vende vakante. shte nevoje imediate qe menjehere ne ate pozicion te jete dikush tjeter sepse e dini qe Keshilli i Larte i Drejtesise vertet ka ne krye Presidentin si Kryetar i KLD-se por te gjithe aktivitetin administrativ me ligj me Kushtetute e mbulon Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Keshtu qe me siguri ne nje mbledhje te afert patjeter qe do te kemi nje emer tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›