E Diel, 1 Nëntor 2026

Has shembet galeria humb jeten ne miniere 37-vjecari

BULQIZE - Keshilli Sindikal i Minieres Bulqize i eshte drejtuar me nje kerkese prefektit te Qarkut Diber Xhafer Seiti dhe kryetarit te Bashkise Bulqize Roland Keta per ngritjen e nje memoriali kushtuar minatoreve qe kane dhene jeten ne minierat e ketij rrethi. Dilaver Perkoxha kryetar i kesaj sindikate shkruan se Me deshiren e mire per te perjetesuar vepren sublime te qindra te reneve ne vitet e aktivitetit minerar mendojme ngritjen e nje memoriali prane minieres kryesore ose ne qender te qytetit te minatoreve. Perkoxha u kerkon Seitit dhe Ketes te japin nje pergjigje pasi sindikata eshte e gatshme te negocioje me sponsore qe do te marrin persiper ndertimin e ketij memoriali. Ne mendojme se nje vendim pozitiv nga ana juaj do te ishte nje vleresim i madh i punes dhe vepres se te reneve dhe nje nderim i madh per kolektivin tone thuhej ne kerkesen e kryetarit te Keshillit Sindikal te Minieres Bulqize. Ne 5 vitet e fundit kane humbur jeten ne miniere 17 minatore nderkohe qe nga fillimi i punes mendohet te jene mbi 250 vete. Vitet e fundit siguria ne miniere eshte mjaft e rrezikshme e per pasoje kane ndodhur mjaft aksidente te renda duke marre jete njerezish.         h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›