E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditje pa revolte

/ /

NgaFATOS LUBONJA

Nuk ka nevoje te shohesh votime ne internet per te nxjerre perfundimin se numri i atyre shqiptareve qe thone se edhe pas skandalit te kasetes Meta-Prifti nuk do te ndodhe gje eshte me i madhi ne numer. Kete sikur e ndiejme te gjithe nga pervoja e deridjeshme. E megjithate pyetja e pare qe te vjen  ndermend eshte pse ndonese e dime fare mire se cfare ndodh ne u tronditem megjithate  E shtroj kete pyetje dhe me duhet te shtoj se kjo lloj tronditje ka nje karakter te vecante shume te ndryshme p.sh. nga ajo tronditja qe ndodhi ne Hungari kur doli ai incizimi ku kryeministri i thoshte nje kolegu se e kishin genjyer me vetedije elektoratin dhe si pasoje njerezit pushtuan rruget te revoltuar. Kjo e jona eshte nje tronditje si ta quaj e ndrydhur pa ate ndjenjen e revoltes qe te ben te pushtosh rruget. Pse kjo tronditje pa revolte Pergjigja qe te vjen menjeheresh eshte se tek ne niveli i ndjeshmerise se shoqerise ndaj asaj qe mund te quhet skandal eshte ulur aq shume saqe kjo shoqeri mund te quhet ne prag te paralizes. Analiza e asaj se cfare ka ndikuar per ta paralizuar trupin e kesaj shoqerie kerkon me se pari ti pergjigjemi pyetjes nese kemi pasur ndonjehere vertet ndjeshmeri me te madhe apo kemi te bejme me nje menyre te jetuari prej te nenshtruarit ndaj abuzimit te pushtetit te trasheguar nga komunizmi. Pergjigja ndaj kesaj pyetjeje me duket sa e thjeshte kur them se ashtu eshte edhe mjaft e komplikuar kur me duhet te them se nuk eshte tamam ashtu. Sepse renia e komunizmit do te thosha se edhe cliroi ndjeshmeri te ndrydhura te paralizuara ndaj pushteteve abuzive dhe autoritare. Prandaj them se fakti si ato u rimpine shume shpejt nen goditjet e reja ne forma te reja te pushteti te ri meriton nje analize jo aq te thjeshte. Per shembull nje analize te vecante ne kete drejtim gjykoj se meriton fakti se sa ka ndikuar pandeshkueshmeria e djeshme ne mungesen e ndjeshmerise se sotme. Sa p.sh. ka ndikuar nje ngjarje si 97-ta qe abuzuesit tane te mos kene frike ta ngulin thiken e abuzimit thelle e me thelle Sa ndikon fragmentizimi qe i ka sjelle shoqerise sistemi ekonomik ne te cilin jetojme dhe mungesa e strukturimit te atyre qe punojne bashke Vini re sot nuk mund te flitet me per kolektive punetoresh qe punojne ne nje aksh fabrike apo ku di une ku mund te ngjizej nje proteste. Te gjithe jetojne te ndare e percare si kokrra e ne kete analize edhe emigracioni do te kishte peshen e vet edhe fakti qe perballe tyre qendrojne te punesuarit ne shtet te cilet mund te konsiderohen kokrra te privilegjuarish qe duhet te rrine urte sepse jeta e tyre varet nga pushteti. Do te meritonte nje analize po ashtu edhe fakti se jetojme ne nje sistem qe shumices me te kualifikuar dhe me ambicioze te shoqerise i imponon per te mbijetuar bashkepunimin me kete sistem korrupsioni prandaj dhe bashkefajesine.
Ajo cka vihet re pertej analizes se shkaqeve te kesaj paralize te re si forme edhe e paralizes se vjeter eshte se megjithate tronditja ekziston. Skandali i kasetes Meta - Prifti ka tronditur shume vete. Keta te tronditur do ti ndaja ne disa kategori. Ne kategorine e pare do te vendosja ata qe u tronditen jo pse mesuan ndonje gje qe nuk e dinin por pasi dalja ne shesh e te keqes qe direkt apo indirekt e njohin dhe madje e pesojne perdite sikur i poshteron dhe demoralizon edhe me shume duke ua vene edhe me ne dukje pafuqine e tyre per te reaguar. Kjo kategori perjeton nje tronditje ku peshen me te madhe si te thuash e ka poshterimi e qe lidhet sigurisht edhe me mosbesimin tek institucione te tilla si gjyqesori dhe opozita vecanerisht.
Por nje tronditje disi ndryshe ka edhe nje kategori tjeter. Kjo eshte kategoria e atyre qe do te thosha se jane ende ne gjendjen infantile ne raport me pushtetin e partive dhe lideret e tyre. Keta jane si ata femije te cileve kaseta u nxori para sheshit menyren se si e mbajne familjen prinderit e tyre me pune te pista por edhe qe nuk duan ta dine kete sepse keshtu u tronditet lidhja familjare besimi qe kane apo duan te kene per te jetuar. Tek kjo pjese kemi fenomenin e polarizimit emocional qe skandalin kerkon ta shikoje si produkt te armikut por nuk mund te thuash se per momentin ata nuk jane te tronditur sepse fakti eshte shume i pakundershtueshem. Keshtu qe tek tronditja e kesaj kategorie peshen me te madhe e ka turpi i cili edhe ky e frenon revolten.
Nje kategori tjeter e rendesishme eshte ajo e te tronditurve te shtirur e atyre qe bejne sikur jane tronditur por qe ne fakt u intereson thjesht e vetem instrumentalizimi i tronditjes. Mjafton te kesh parasysh faktin se kaseta ka nje vit qe ekziston dhe as nuk ka dale ne media dhe as eshte cuar ne Prokurori apo faktin se si nje pjese e saj u pre per te lidhur Berishen domosdo me aferen e tenderit per te kuptuar se kjo eshte kategoria e hajduteve qe bertasin kapeni hajdutin te cilet nuk i motivon ndonje ndjenje drejtesie prandaj dhe smund te jene vertet te revoltuar. Fakti qe protestat e vonuara qe thuhet se do te behen keto dite po organizohen nga kjo kategori sikur e paralizon edhe me pjesen tjeter.
Por te gjithe jemi te tronditur megjithate. Dhe tronditja eshte nje kusht i nevojshem per te nisur nje proces ndryshimi. Pa perjashtuar asnje forme reagimi personalisht gjykoj se ky proces duhet te shoqerohet me nje debat te madh publik qe te zbertheje felliqesiren qe kemi gatuar keta njezet vjet dhe njeheresh te denoncoje pergjegjesit kryesore politikisht moralisht dhe ligjerisht. Nje debat e denoncim qe duhet te zhvillohet edhe brenda vete partive kryesore e jo te devijohet prej tyre ne formen e akuzave te ndersjella. Ne fakt eshte nje debat dhe denoncim qe njerezit e bejne perdite me njerezit me te aferm por sjellja e tij ne skenen e madhe publike sabotohet apo devijohet nga pergjegjesit e se keqes qe kane uzurpuar thuajse krejtesisht skenen publike. E megjithate gjykoj se ky proces duhet te filloje sa me pare te shfaqet ne skenen e madhe publike qe neser te mos shfaqet ne forma te dhunshme e tragjike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›