KORE/ Gjyqtari i ri shtyn Boboshticen
KORE - Procesi gjyqesor per dhunimin e varreve te Boboshtices eshte shtyre per nje afat te pacaktuar per ndryshim te gjykatesit dhe kohes qe ai duhet te njihet me dosjen. Gjykatesi Selajdin Pysqyli eshte caktuar me short qe te gjykoje tre te pandehurit e akuzuar per dhunimin e varrezave te Boboshtices pas largimit te gjykatesit tjeter Gjergji Koco. Ky i fundit eshte me origjine nga fshati Boboshtice dhe ka qene kerkesa e tre te pandehurve kreut te deges se OMONIA-s per Qarkun e Korces Naum Disho punetoreve Alqi Koroveshi dhe Luan Zace qe te ndryshoje drejtuesi i procesit gjyqesor ndaj tyre. Ata kane pretendimin se mund te ndikohet ne dhenien e vendimit nga origjina e tij prej fshatit Boboshtice. Pysqyli qe ka marre tashme ne dore dosjen hetimore te dhunimit te varreve te Boboshtices ka kerkuar kohe qe te njihet me te duke mos lene afat te afert per seancen e radhes. g.a