Brook e Grotovski flasin per teatrin
Nje dritare me shume ne boten e teatrit ose me mire ne artin e teatrit. Nje nisme e Teatrit te Metropolit pasuron bibliotekat e te gjithe njerezve te teatrit studente pedagoge artiste... Hapesira boshe - Shkrime mbi teatrin me autor regjisorin e madh Peter Brook dhe Per nje teater te varfer i Jerzhi Grotovskit jane dy libra qe sapo jane hedhur ne qarkullim. Keto dy libra te sjelle ne shqip nga dy njerez te teatrit regjisori Mehmet Xhelili dhe regjisorja e aktorja Sesilia Plasari jane pjese e nje kolane te quajtur Kolona e te mesuarit e ku do te perfshihen 10 libra me autore teoriciene dhe regjisore te medhenj boterore. Rrugetimi nisi me regjisorin e madh Peter Brook per te vijuar me Jerzhi Grotovskin ndersa priten te dalin te tjera vepra me autore Strasberg Streler Stanislavski etj. Sipas drejtorit te teatrit te metropolit kjo eshte hera e pare qe pas 66 vitesh jete profesioniste teatrore ne Shqiperi qe botohen libra te rendesishem te autoreve te rendesishem qe deri me sot jane ofruar vetem ne permbledhje ose ne gjuhe te huaj duke u shfrytezuar nga nje kategori e vogel lexuesish. Ndersa tani ato mund te lexohen nga te gjithe. Por keta libra kane edhe nje sekret. Ne kapakun e pasme te librave zbulohet edhe koncepti mbi te cilin po ngrihet teatri i metropolit. Nje politike e cila synon ta largoje teatrin nga tradicionalja te heqe dore nga menaxhimi i publikut apo edukimi por ta lere shikuesin e lire te zgjedhe te mendoje te ndieje. Teatri i metropolit nuk preferon teatrin e paraqitjes. E gjithe struktura e ambienteve eshte ndertuar per nje teater qe synon komunikimin e gjalle te drejtperdrejte dhe ne kohe reale. Kolona e te mesuarit qe po nis me kete botim synon te joshe hapat drejt Artit te Teatrit. Kolona eshte e destinuar per artistet studentet pedagoget e Artit Skenik dhe ka per qellim te kontribuoje ne evoluimin e Artit te Teatrit. Kjo kolane ka gjithashtu per qellim te prezantoje nje larmi te madhe pergjigjesh te mundshme teorike estetike dhe praktike te ceshtjeve te Artit te Teatrit shkruhet ne kopertinen e pasme te Hapesires boshe te Peter Brookut.
Per nje teater
te varfer
Autori Jerzhi Grotovskit
Perktheu Mehmet Xhelili
Botues Teatri i Metropolit
Shtepia Botuese AAB RIINVEST
Numri i faqeve 240