Hasan Lika, trajneri i ri i Apolonisë

Hasan Lika është trajneri i ri i Apolonisë. Pas dorëheqjes së boshnjakut Esat Karishik skuadra fierake tashmë do jetë nën drejtimin e trjanerit tiranas. Hasan Lika ka drejtuar skuadra të ndryshme në kampionatin shqiptar si Teuta, Besa, Partizani dhe Vllaznia. Lika e ka nisur këtë sezo si trajneri i Vllaznisë , por është larguar pas javëv të para. Apolonia gjendet në vendin e 3 të kampionatit shqiptar të futbollit me 17 pikë, po aq sa ka edhe Tirana. Debutimin e tij Lika në stolin e fierakëve do ta bëjë në ndjeshjen kundër Dinamos që do të zhvillohet ditën e shtunë.