Hasan Nallbani: Artistët po "dënohen" edhe sot
Ndihet i lirë, e njëkohësisht i "shtypur" për të krijuar. Dikur problemet vinin nga sistemi, sot nga tregu i artit. Hasan Nallbani e ndien veten piktor i angazhuar këto kohë. Ekspozita vetjake që çel sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, është një reflektim i problemeve të tranzicionit shqiptar. Në 68 tablo, protagonistët janë fëmijët, femrat, makinat...Në një qëndrim kritik, piktori përdor penelin për të folur.
Në ekspozitën vetjake ju prezantoni krijimtarinë tuaj trevjeçare. Cilat kanë qenë ngacmimet tuaja?
I kam ndërtuar pikturat e mia mbi një problematikë shqiptare që e shohim përditë si një reflektim ndaj një realiteti që e njoh, e ndiej, që e shoh të vërtetë dhe ndaj të cilit mbaj një qëndrim personal. Mund të jetë pohues, mohues dhe kritik. Arti është një mundësi, një gjuhë, një mjet që më jep mundësi të shpreh përmes përmbajtjes së veprave të mia problematikën shoqërore të këtij tranzicioni të tejzgjatur. Është fenomeni i realitetit të një kategorie njerëzish që ndiejnë vështirësitë e jetës, e përballjes me nevojën e përditshme, gjë që gjendet në pjesën më të madhe të tablove. Protagonistët e mi janë fëmijë (në këtë rast të marrë në shtëpinë e fëmijëve), gra që dalin rrugëve me fëmijë në krah, apo njerëz që kërkojnë me çdo kusht jetën e "mirë". Tashmë te ne është bërë sindromë ideja e makinës si reflektim i një mirëqenieje. Duke iu qasur në sesnin kritik, kam kërkuar të nënvizoj efektet negative të saj si zhurma, ndotja dhe e frikës që jo rrallë shkakton në rrugët tona. Të gjitha këto shpërfillen si pasojë e mungesës së kulturës për t‘i parë gjërat qartë.
Në këtë ekspozitë, gruaja pasqyrohet si fenomen në pikturën tuaj. Pse kjo qasje?
Femra është seksi që e përballon më me problematikë këtë realitet. Kjo është e vërtetë qoftë në aspektin familjar, në atë shoqëror apo financiar. Duhet të jetë amvisë dhe të jetë faktor ekonomik, të kontribuojë në familje. Nga ana tjetër, ndalem në një ekzibicionizëm të femrave tona që e shohim kudo nëpër rrugë, nëpër urbanë apo kudo që ulemi. E gjitha kjo për të qenë në kohë përmes një shfaqjeje shumë formale. Pasqyrimi i këtyre problematikave vjen natyrshëm te mua përmes mjetit më të fortë që unë kam, pikturës. Asnjëherë arti nuk ka ekzistuar pa mesazhin.
Në këtë tranzicion të tejzgjatur, a ju ka shqetësuar edhe tranzicioni në art?
Sigurisht. Në art ka ndodhur i njëjti fenomen, veçanërisht pas viteve ‘90 ku ideja e lirisë është përcjellë gjithmonë me idenë e papërgjegjësisë, e braktisjes së asaj që ke pasur dhe kapja pas një slogani, ose pas një forme të importuar duke parë aty modelin e suksesit. Ishte një tendencë për mohimin e identitetit tënd dhe kërkimit të një identiteti tjetër. Për mendimin tim ishte një periudhë e gabuar. Tani ka më tepër të vërteta. Dikur, raportet tona me artin ishin shumë tangente, sporadike, të përcipta. I vetmi informacion që merrnim ishte përmes ndonjë një libri që vinte apo ndonjë vizite dyditore në një ekspozitë jashtë shtetit. Nuk jetonim në filozofinë e kohës që përcillte arti.
Si jeni ndier si artist pas ‘90-ës?
Kam ndier një lloj lirie dhe prapë një lloj trysnie, por me raporte të ndryshuara. Nëse atëherë jetonim me trysninë e sistemit, politikës, tani përjeton trysninë e parave, interesave, trysninë e blerjes, të publikut. Ne kemi një publik të vështirë, i cili nuk ka kulturë formuese për ta njohur një vepër arti, por kërkon tek ajo një imazh formal. Bashkëjetesën e pikturës me realitetin e shoh njësoj të vështirë si në kohën e diktaturës. Atëkohë shteti ishte sponsorizues i fortë, e kishe të garantuar shitjen e veprave, pavarësisht karakterit politik. Është shteti ai që duhet të bëjë politikat kulturore.
E shihni pak a shumë "të dënuar" edhe sot artin?
Po. Më vjen trishtueshëm kur shoh të rinjtë me telajo në dorë; çfarë fati kanë, ku do venë, çfarë do bëjnë? Sot është e pamundur të jetosh me art. Sot vihesh përballë zgjedhjes për të bërë ose jo kompromise të mëdha. Unë nuk mund të dal jashtë pikturës që dua të bëj.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve është përuruar një linjë e re muzeore. A pajtoheni ju me konceptimin historik dhe përmbajtësor?
Kam vërejtje të konsiderueshme. Unë e shoh një rezultat që ka nevojë për transparencë, dialog, për opinione që duhet të vilen, veçanërisht nga njerëzit në moshë dhe me përvojë. Ata që kanë një kontribut në historinë e artit figurativ nuk mund t‘i përjashtosh, dhe unë shoh që emra të rëndësishëm mungojnë. Në një nismë për të bërë një linjë historike në një institucion publik, duhet të respektohet zhvillimi historik dhe kulturor i këtij arti. Unë, por edhe artistë të tjerë, nuk përfaqësohemi me veprat tona prezantuese, prandaj është dashur një konsultë në rang më të gjerë.