Dokumentet 6 shekuj më parë, zbulohet statuti i Shkodrës të vitit 1400
Jemi të lashtë si popull apo edhe në mënyrën e funkisionimit si një shoqëri. E para është vërtetuar me qindra herë ndërkohë që e dyta është konfirmuar prej dokumenteve që duket se i kanë bërë ballë kohës. Dokumentat janë gjetur në një bibliotekë të vjetër të Venecias dhe i përkasin vitit 1430. Sipas profesoreshës italiane Lucia Nadini këto statuse përdoreshin për të qeverisur shoqërinë shqiptare të asaj kohe.
Ndërkohë që zv.ministria e arsimit Nora Malaj u shpreh se kjo konferencë është e rëndësishme pasi tregon që vendi ynë ka qenë një vend i integruar që para 6 shekujsh.
Në këtë vepër na paraqitet me mjaft vërtetësi dhe me ngjyra marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe të huajve. Ajo që është e veçantë është dhe fakti se ky statut nuk ngjan aspak me Kanunin e Lekë Dukagjinit por përafrohet me statutet e vendeve të zhvilluara të kohës. Këtë e vërteton edhe një ligj i cili thotë se mbeturinat nuk duhet të hidhen në tokë përndryshe gjobitesh.