Incidenti i dytë i Albanian Airlines, avioni ulet sërish në Rinas
Brenda tre diteve eshte shenuar nje tjeter incident me nje avion te kompanise Albanian Airlines qe kete here kishte destinacion Torinon. 30 minuta pasi ishte ngritur nga pista e Aeroportit Nene Tereza, avioni me 100 pasagjere ne bord ka pesuar nje defekt. Kjo ka bere qe avioni te konsumoje te gjithe karburantin dhe pas gati 40 minutash ka bere ulje te detyrueshme serisht ne pisten e Rinasit. Policia e Tiranës tha se ulja e detyrueshme u be per shkak te nje defekti ende te paparecaktuar.
Pasagjeret thane se para se te konstatohej defekti ne ajer, ata ishin
nisur me 2 ore vonese drejt Torinos. Por pas zbritjes ne Rinas
pasagjeret kane qendruar per 5 ore ne zonen e Tranzitit, ndersa u mesua
se ata do te udhetojne drejt Torinos vetem gjate dites se enjte.
Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku tha në mbrëmje se,
"avioni i kompanisë "Albania Airlines", kreu një zbritje të nevojshme
sërish në aeroport për shkak të një defekti teknik". Vetem 3 dite me
pare një tjetër avion i linjës Albania Airlines ndryshoi destinacionin e
tij nga Bolonja drejt Bratislavës, me arsyen se pilotët nuk kishin
marrë rrogat.
ALSAT