Hasan Tahsini, një figurë madhore e gjithë kombit
03/05/2010 Hoxha Tahsini (Hasan Osman Rushiti) ishte atdhetar, filozof, astronom, psikolog, teolog, intelektual, kërkimtar i shekullit të XIX. Ai vlerësohet si njeriu më i ditur i kohës sipas të dhënave turke. Kjo vërtetohet nga veprat e tij, ku pasqyrohen dijet e thella në fushat shkencore dhe shoqërore që kishte, si dhe sipërmarrja e tij kurajoze për të themeluar universitetin e parë të moderuar të Perandorisë Osmane.
Nga Ardit Cami
Xhybja që i derdhej deri në fund të këmbëve dhe çallma e puthitur në kokë, do të bënin këdo të mendonte se ai ishte një hoxhë i devotshëm, i cili predikonte Kuranin me pasion e bindje, por ky njeri i Zotit do të habiste këdo me dijet e tij mbi shkencën e filozofitë, qofshin këto të lashtësisë apo kohëve moderne, jo vetëm për periudhën kur jetoi e punoi plot pasion, por edhe në ditët e sotme.
Dëshira e tij e madhe për liri, toleranca dhe arsyetimi i drejtë në gjykim na sjell në memorie iluministët perëndimorë të shek. XVIII dhe filozofët e fesë islame, që e shkrinin fenë me filozofinë. Është interesant personaliteti dhe intelekti që Hoxha Tahsini ka formuar ndër vite. Shumëkush që përpiqet ti qaset kësaj figure madhore për të ditur më shumë për jetën dhe aktivitetin e tij, ndillet natyrshëm prej kureshtjes së pashpjegueshme ende sa dhe si duhet, se si një individ si ai në kohën kur jetoi mund të ishte kaq i hapur ndaj ideve të reja të njerëzimit dhe njëkohësisht të mos dilte jashtë kornizave të fesë islame, duke u përpjekur ti ndërthurë këto në kërkim të të vërtetave të besueshme dhe të krijimit të një shoqërie të shëndetshme moralisht dhe mendërisht. Personaliteti i tij bindës dhe joautoritar të josh dhe të bën ta simpatizosh dhe nderosh këtë figurë karizmatike të njohur sipërfaqësisht e pak herë edhe të neglizhuar prej harresës apo rrethanave të ndryshme historike. Me pak fjalë, një rikthim te personaliteti dhe vepra e Hasan Tahsinit është një nevojë e domosdoshme për të ditur opusin e një njeriu të ndritur e plot hijeshi, që na bën të ndihemi krenarë e prej të cilave jo vetëm do përfitojë dije, por do mund ti përdornim si pista tejet të dobishme për të kuptuar mendjen njerëzore, botën, raportet e individin me besimin dhe dijen njerëzore...
Po kush ishte Hasan Tahsini?
Emri i tij ishte Hasan Rushiti. Ai lindi në fshatin Ninat të Filatit, në Çamëri, më 7 prill të vitit 1811 (1812 ose 1813 - çështja e vitit të lindjes është ende e paqartë dhe ngelet e papërcaktuar). Ishte i biri Osman Efendi Rushit Ahmedit. I ati i tij ishte myderriz dhe myfti, ishte mjaft i dëgjuar për dijet dhe mësimdhënien e tij. Ai u thirr nga Mustafa Pashë Bushatliu i Shkodrës për tu bërë mësuesi i fëmijëve të pashait të Bushatlinjve. Gjatë kohës që punoi në Shkodër, ai mori me vete edhe dy bijtë e tij, Hasanin dhe Maliqin. Osmani pati mjaft impakt dhe influencë mbi fëmijët e tij, veçanërisht Hasanin. Dëshira e tij ishte që Hasani të vazhdonte mësimet fetare dhe të bëhej hoxhë. Kështu, menjëherë pas kthimit të tij nga Shkodra, Hasan Tahsini drejtohet për në Filat, ku dhe vazhdoi mësimet. Më pas Hasani fillon studimet mbi teologjinë në qytetin e Janinës, ku i përfundon dhe fillon punën si hoxhë. Mirëpo kjo nuk i mjaftonte. Ambiciet, dëshira dhe etja për ti thelluar njohuritë e shtyjnë atë ti drejtohet Stambollit.
Hasani ndoqi dhe përfundoi studimet në Medresenë e famshme të Fatihut, ku pati për mësues dijetarin më të madh të asaj kohe, Hoxha Mustafa Vidinin. Sipas disa burimeve thuhet se ishte ai që e vlerësoi Hasanin për zgjuarsinë dhe përpjekjet e tij me fjalën “Tahsin” (kuptimi: meriton lëvdim, lëvduarje, njohje vlere, titull nderi, fjalë që me sa duket mbeti si shenjë e identitetit të tij).
Pas mbarimit të studimeve ai mori diplomën “Ixhazet”, dhe kjo e dhënë vjen në botimin e librit kushtuar figurës së tij në vitin 1980 nga Apostol Pango dhe Androkli Naqellari.
Burime të tjera thonë se kohë më pas ai fiton të drejtën për të shkuar në Universitetin e Parisit, për të kryer studime në fushën e shkencave të natyrës, atyre shoqërore dhe studime fetare.
Pas kësaj, Hasan Tahsini emërohet si imam në ambasadën e Portës së Lartë në Paris.
Qëndrimi i tij në Paris zgjati për rreth 12 vjet, ndërsa po ti referohemi një tjetër burimi të sjellë prej N. Çabejit, qëndrimi i tij në ambasadën Osmane në Paris, zgjati plot 16 vjet.
Nëpër bibliotekat dhe sallat e leksioneve të universitetit të Sorbonës në Paris, ai mësoi mbi revolucionin francez, njohu filozofinë e iluministëve, si: Volterin, Rusoin, Didëroin, Kantin etj.
Po aty Hasani u njoh me metodikën e kryerjes së eksperimenteve në fushën e fizikës dhe kimisë, për të vërtetuar hipotezat e shtruara në atë kohë. Edhe pse eksperimentoi shumë, ai nuk i dha përparësi vetëm shkencave natyrore. Sipas prof. Dr. Nuri Abdiut, Hasan Tahsini ishte një poliglot i jashtëzakonshëm. Ai zotëronte disa gjuhë, si: latinisht, greqisht, persisht, arabisht, osmanisht, italisht dhe frëngjisht, të cilat e ndihmuan të lexonte e shfrytëzonte gjithë literaturën e kohës.
Hasan Tahsini është themeluesi dhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit
Pas një periudhe të gjatë nën shërbimin e Perandorisë Osmane, Hasani kthehet në vendlindjen e tij. Në vitin 1869 ai shkon në Stamboll dhe emërohet rektori i parë i Universitetit të Stambollit.
Hasani punoi për hartimin e programit të universitetit. Eksperienca, studimet e pareshtura, njohuritë e përfituara që kishte përftuar në universitetin francez, ishin ngulitur mirë tek ai, kështu që hartimi i teksteve të universitetit të porsaçelur u realizua duke u njësuar me ato të universitetit të Parisit. Ai në universitet zhvilloi leksione mbi letërsinë, historinë, astronominë, kiminë, fizikën psikologjinë etj.
Shkruan libra mbi astronominë, si libri me titull “Bazat e astronomisë”, ku përmend teoritë e shkencëtarëve të famshëm, gjurmëlënës, si: Kepler, Koperniku, Ptolemeu i Greqisë së lashtë.
Hasan Tahsini ishte importuesi më i madh i dijes dhe kulturës perëndimore në Perandorinë Osmane të sëmurë të asaj kohe. Ai ishte brezi i parë i rilindësve shqiptarë. Ndër studentët dhe bashkëkohësit e tij ishin Ismail Qemali, Jani Vreto, Dervish Hima, vëllezërit Frashëri, Riza Teufikut (me origjinë shqiptare), si dhe autori turk Haki Efendi.
Në një kohë që Evropa kishte shekuj që kishte dalë nga obskurantizmi mesjetar, Perandoria Osmane me kryeqytetin e saj Stambollin vazhdonte ende në hijen e saj. Laicizmi jo vetëm që nuk tolerohej, por nuk konceptohej dhe ishte i ndaluar me ligj. Predikimet e Kuranit ishin ligjet e ashpra dhe të patundura të shoqërisë myslimane multietnike në Perandorinë Osmane.
Ngritja e këtij universiteti ishte një shuplakë e mirë dhe kërcënim për klerin fanatik. Shpjegimet mbi Zotin, gjithësinë, natyrën, mjedisin rrethues, njerëzimin, qiellin, që Hasan Tahsini u bënte në sallat e leksioneve studentëve të tij ishin për ta absurde, të papranueshme, thuajse një blasfemi për klerin mendjengushtë drejtues. Trajtesat e eksperimenteve të tij publike mbi fushat e shumta të shkencës kishin si synim tu jepnin shpjegim fenomeneve të shumta natyrore, të cilave feja nuk ua jepte dot në mënyrë racionale. Për këto tentativa ai u qortua, u kritikua; të panumërta ishin rastet që synonin ta diskreditonin në qarqet zyrtare të kohës.
Me përhapjen e këtyre dijeve, Hasani krijoi armiqësi të ashpra dhe të shumta. Ai ishte objekt sulmesh dhe kurthesh të njëpasnjëshme, derisa ai u shkarkua nga detyra e rektorit të universitetit.
Përpjekjet e Hoxha Hasan Tahsinit për shkollimin, edukimin, arsimin e popullit shqiptar, pasi ai u lirua nga detyra e rektorit, filluan të intensifikoheshin.
Madje, ai u arrestua nga autoritetet e larta otomane me akuzën se predikonte ateizmin dhe u dërgua në Stamboll, ku e internuan. Por me ndërhyrjen e Ismail Qemalit, që asaj kohe ishte funksionar i lartë i Portës së Lartë, ai u lirua (fakt i marrë nga libri “Hasan Tahsini”, A. Pango, A. Naqellari i vitit 1980).
Një ABC për shqiptarët
Pa humbur kohë, menjëherë pas burgimit, hoxha mendjendritur filloi punimin e një abece-je (alfabeti) i cili i nevojitej më shumë se kurrë në këtë kohë popullit shqiptar. Ai fillimisht e propozoi këtë në rrethin e rilindësve shqiptarë. Duke argumentuar dhe analizuar mbi fonetikën e shqipes, ai mendonte se alfabeti arab, latin apo grek nuk ishte i përshtatshëm.
Alfabeti i tij, i krijuar më 1872, përmbante 38 germa, 30 bashkëtingëllore dhe 8 zanore. Këtë alfabet ai e titulloi “Alfabeti metodik i shqipes”. Titulli ishte i shkruar jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe franceze dhe turke.
Hoxha nga Filati filloi menjëherë shpërndarjen e tij, duke dërguar kopje në Stamboll dhe duke lëvizur në tërë Shqipërinë për ta bërë të njohur alfabetin e tij.
Për të një komb kishte nevojë për gjuhën e tij të folur e të shkruar për tu identifikuar si i tillë, ndaj si atdhetar i madh mendonte për fatet e ardhshme të vendit të tij. Me gjithë zellin e tij të madh për ta nxjerrë popullin shqiptar nga mjerimi i injorancës dhe ta shpëtonte nga pengmarrja e alfabeteve me germa latine, greke dhe atyre arabe që përdoreshin nga muhamedanë, alfabeti i tij për fat të keq kishte mangësi që krijonin vështirësi dhe mund viheshin lehtë në dukje.
Si atdhetar i flaktë që ishte, ai kërkonte kudo që të jepte kontributin e tij për çështjen shqiptare. Ai ishte pjesëmarrës në lidhjen historike të Prizrenit (1978-1881), ku deklaronte se një nga mjetet dhe armët më me rëndësi në arritjen e çlirimit, arsimit, edukimit, kulturimit të vendit ishte gjuha shqipe.
Por hoxhë Hasani smund të mungonte edhe në komisionin e Alfabetit të Stambollit, më 1879, ku ishte pjesëmarrës aktiv i saj.
Veprat e tij janë të shumta. Ai ka hartuar 21 vepra, si: Psikologjia” (1892), “Tabela astronomike” (1867), “Bazat e shkencës së astronomisë”, “Pasqyra e rruzullimit të gjithësisë”, “Kimia inorganike”(1874), “Udhëtimet e Guliverit” etj.
Veprat e tij më të arritura dhe më në zë janë “Psikologjia” dhe “Bazat e astronomisë” etj.
Ato gjenden të ruajtura në Arkivin Qendror të Shtetit, Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Institutit të Historisë dhe gjithashtu disa vepra të tij gjenden edhe në bibliotekën e Stambollit.
Studiuesit janë të mendimit se ka ende vepra të tjera të tij që nuk njihen. Për këtë arsye kanë nisur kërkimet për ti hulumtuar, gjetur dhe studiuar ato. Hasan Tahsini mbetet një nga simbolet më të vyera të dijes, shkencës, urtësisë në historinë shqiptare dhe atë turke.
Libra të shkruar prej tij
“Psikologjia” është vepër e botuar në Stamboll, më 1894, në gjuhën osmane dhe më pas e përkthyer në shqip. Libri flet për objektin e psikologjisë, konceptet e të menduarit, ndijimet, pohimin, gjykimin, gjuhën. Studime mbi këtë vepër kanë bërë edhe psikologë dhe studiues shqiptarë, të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi të.
Prof. dr. Sotir Temo, psikolog, pas analizës që i bën, na prezanton kështu me veprën “Psikologjia”:
“Psikologjia e Hoxha Hasan Tahsinit është një vepër plot vlera, që ka shkruar mbi proceset dhe veçoritë psikike të njeriut, më së shumti një traktat psikologjik, ku hidhet dritë mbi çështje të tilla të ndërlikuara si shpirti (psikika) dhe fuqitë e tij, si: ndijimi, ndjenja, përfytyrimi, kujtesa, të menduarit e të folurit, vetëdija, dhe ndërgjegjja, mekanizmat neurofiziologjikë të tyre, çka dëshmon për shkallën e lartë të formimit universal të tij”, thotë në librin kushtuar atij autori Ibrahim Hoxha. (Libri “Hoxha Hasan Tahsin Efendiu”, autor: Ibrahim. D. Hoxha, 1998, faqe 36).
Ndërkaq prof. dr. Sotir Temo, në librin e tij Hoxha Hasan Tahsin efendiun e quan si pionierin e parë të shkollës psikologjike turke dhe asaj shqiptare. Një tjetër këndvështrim për këtë vepër na e sjell prof. dr. Nuri Abdiu. Sipas tij, vepra nuk ka vlera vetëm në kontekstin historik, por edhe atë shkencor, pasi ishte themeli bazë që hidhej në fushën e psikologjisë, e që nxiti kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Ai shkruan: “Psikologjia e Hasan Tahsinit nuk duhet parë thjesht si dokument me interes historik. Thellimi i mëtejshëm i kërkimeve dhe i studimeve në të dhe në tërë veprimtarinë shkencore të tij, e cila përbën një objekt shumë interesant, jo vetëm për historiografinë tonë psikologjike, por edhe për historinë e mendimit psikologjik dhe të shkencës psikologjike turke, do të zbulojë akoma më shumë vlerat njohëse e shkencore të saj, do të lejojë që të kapet edhe më gjerë e në mënyrë më të plotë botëkuptimi i tij, pikëpamjet politike, shoqërore, filozofike, dhe të bëhet një vlerësim edhe më i saktë i tyre.” (“Psikologjia e Hasan Tahsinit”, faqe 44, Tiranë 2007).
Në “Bazat e astronomisë” Hasan Tahsini paraqet rrjedhën e lëvizjeve të trupave qiellorë. Ai shkruan mbi studimin që ka bërë mbi sistemin e astronomit polak Nikolla Koperniku dhe astronomëve që kanë vënë bazat e shkencës së astronomisë, si: Ptolemeun e Greqisë dhe gjermanin Johan Kepler. Prof. dr. Bejo Duka, i Fakultetit të Shkencave Natyrore të Tiranës, ka dhënë vlerësime për këtë vepër të çmuar. Ai e quan si një vepër përparimtare për kohën që është shkruar.
Shkrimtarët, atdhetarët, aktivistët e Rilindjes, autorë dhe dijetarë turq kanë shkruar në kujtimet, veprat dhe studimet e tyre për kolosin e shkencës dhe pedagogjisë shqiptaro-turke me krenari, urtësi dhe admirim. Ndër këta më shumë do të veçoja Sami Frashërin, i cili shkruan për të me dinjitet dhe përkushtim atdhetar.
Hoxha Tahsini plak tashmë dhe i sfilitur shuhet më 5 korrik 1881.
Emri i tij gjendet lehtë në enciklopeditë shqiptare, turke dhe atyre vendeve që kanë qenë nën sundimin otoman. Ai hapi rrugën për krijimin e shtetit shqiptar.
E vetmja trashëgimi e pasur që ne kemi prej tij janë veprat dhe orvatjet tij në shkencë, letërsi dhe atdhetarizëm.
Mes besimit dhe dijeve
Hoxha Tahsini është një personazh i Rilindjes, që të tërheq vëmendjen. Edhe pse ai u njoh qysh në fëmijëri me doktrinën fetare islame, ai arriti ta shikonte botën edhe nga këndvështrimi shkencor. Ai përngjan me jezuitët, priftërinj të fesë katolike, por njëkohësisht edhe shkencëtar e kërkimtar në fushat e astronomisë, matematikës, fizikës etj. Hoxha Hasan Tahsinin mund ta konsiderojmë si hoxhë moderator i fesë islame. Ai bëri përpjekjet e para e të pashoqe për të pajtuar fenë islame me shkencën. Kësaj pike i duhet kushtuar jashtëzakonisht rëndësi, sidomos kur në shekullin tonë fondamentalistët islamikë ekstremistë po bëjnë kërdinë duke indoktrinuar turma qorre me dogmat dhe ideologjitë e tyre irracionale antihumane e antishkencore.
Gjatë shekullit të shkuar, një sërë personalitetesh të politikës, artit, kulturës dhe letërsisë kanë vlerësuar dhe nderuar Hasan Tahsnin për rolin e tij në Rilindjen shqiptare.
Por gjatë viteve të tranzicionit demokratik në Shqipëri Hasan Tahsinit nuk i është kushtuar vëmendja e merituar. Kjo lidhet me indiferencën dhe mospërpjekjen e qeverive të njëpasnjëshme dhe gjithashtu të shoqërisë në rikujtimin dhe evokimin e kësaj figure madhore. Duket sikur pjesa më e madhe e autoriteteve kompetente, ajo e farës intelektuale studiuese dhe ajo e industrisë së publicistikës ka kaluar një amnezi të pjesshme. Dhe pjesa që është prekur është ajo që i takon Hoxha Tahsinit. Kjo është mjaft shqetësuese, pasi nuk duhet harruar kurrsesi lufta që bënë rilindësit shqiptarë për gjuhën shqipe, shenja më dalluese e identitetit tonë si komb. Pa më të voglin hezitim unë do të thosha se Hoxha Tahsini ishte jo vetëm një rilindës, por mësuesi i rilindësve. Ishte ai që ndezi flakën e parë në zemrat e vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit, Vaso Pashës, Jani Vretos, Veqilharxhit etj.
Pra puna, bindjet dhe mendimet e tij mbi këtë çështje influencuan te personalitetet kryesore të asaj kohe, dhe mund të mendojmë se në çdo veprimtari të rilindësve gjen diçka tahsiniane.
Rrezatimi i personalitetit të tij sot
Për kontrbutin e tij padyshim që Hasan Tahsini është vlerësuar e ka mbetur si ikonë në mendimin shqiptar. Sot në Tiranë e Sarandë ka rrugë e shkolla që mbajnë emrin e tij. Por a mjafton kjo për të nderuar dhe risjellë në kujtesën e njerëzve hoxhën moderator?! E pra, ka vend për më shumë, madje edhe për një apel në shkallë kombëtare, sepse vetë qenia dhe produkti i qenies së tij është dhe do të mbetet një aset i çmueshëm për çdo shqiptar.
Shoqata kulturore shqiptaro-turke “Hasan Tahsini” vlen të përmendet për përpjekjet që ka bërë përmes disa konferencave ku profesorë, intelektualë, kërkimtar të shquar shqiptarë, si: prof. dr. Ibrahim Hoxha, prof. dr. Nuri Abdiu, prof. Dritan Spahiu, dr. Ramiz Zekaj, prof. dr. Sotir Demo etj. dhe të huaj, s: prof. Nexhip Allpan (albanolog me origjinë shqiptare) kanë nxjerrë në pah punën dhe aktivitetin e tij, kanë dhënë vlerësimet e tyre më të mëdha për mendjendriturin e Çamërisë Hoxha Tahsin. Për ta Hasan Tahsini duhet të shndërrohet në një ikonë të enciklopedisë sonë, madje janë ata që i kërkojnë shtetit shqiptar vazhdimin e kërkimeve mbi këtë personalitet, ngritjen e një përmendoreje, si dhe emërtimin e Universitetit të Tiranës me emrin “Hasan Tahsin” (*Libri “Hoxhë Hasan Tahsin Efendiu”, Ibrahim D. Hoxha 1998, faqe 24). Në të vërtetë, edhe pse jeta dhe veprimtaria e tij trajtohet në tekste mësimore të arsimit të ulët dhe të mesëm, për meritat që ka duhet bërë më shumë për të njohur kontributin e tij të plotë e të shumanshëm duke kapërcyer disi edhe hendekun artificial të politikave që i ndajnë shqiptarët në bazë të emërtimeve të prejardhjes së vendit nga vijnë: çamë, kosovarë, lab apo malësorë.
Sot, Partia për Drejtësi dhe Unitet ka shprehur dëshirën dhe interesin për këtë figurë të mbarë kombit. Është kjo parti që i ka bërë kërkesë shtetit shqiptar për njohjen e shtëpisë së dijetarit si shtëpi muze.
Tentativat dhe përpjekjet për ti dhënë Hasan Tahsinit një status të lartë në historinë e Shqipërisë po shtohen. Kjo falë ndërgjegjes së individëve dhe organizmave të veçantë, të cilët e kanë kuptuar se edhe ne shqiptarët mund të krenohemi me mendjet e ndritura që rrinë denjësisht në çdo piedestal të mençurisë njerëzore e të civilizimit, qofshin këto të Lindjes apo Perëndimit.