E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasanbelliu: Teuta revolucion në merkato

Durrës - Teuta e Durrësit pritet të hyjë fuqishëm në këtë merkato të janarit. Drejtuesit e skuadrës durrsake janë të pakënaqur nga paraqitjet e fundit të disa futbollistëve, dhe për këtë premtojnë një ndërhyrje të menjëhershme.

Në një intervistë për Sportin Shqiptar presidenti i teutës, Edmond Hasanbelliu, deklaron se nga kjo skuadër do të ketë largime, dhe njëkohësisht afrime të reja. Vendimin përfundimtar ai e ka marrë pas zhgënjimit në Fier me Apoloninë.

Hasanbelliu për Sportin Shqiptar është shprehur: “Nuk jam aspak i kënaqur nga ekipi dhe patjetër që do të hyjmë në merkato, pasi skuadra me këtë gjendje nuk më jep më sigurinë e duhur. Ekipi në mënyrën si është paraqitur në Fier me të vërtet më ka trembur se nuk i ka mundësitë për të realizuar objektivat, ndaj dhe do të realizojmë një merkato të fortë për të ndryshuar këtë situate”.

Teuta e mbylli këtë vit në vendin e pestë me 24 pikë, po aq sa ka edhe Shkumbini i vendit të gjashtë, por durrsakët kanë golavorazhin më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›