Paskual ideja më e re e skuadrës së Milanit
Milano - Paskual është ideja më e re e Milanit për merkaton e janarit. Futbollisti aktualisht luan me skuadrën e Fiorentinës, por hapësirat e tij janë tepër të ngushta në këtë sezon. Milani përfiton edhe nga fakti që futbollisti mund të luajë edhe në Kupën Uefa, pasi Prandeli nuk e ka përdorur atë në Ligën e kampioneve.
Paskual mund të luajë edhe mbrojtës i qendres duke zëvëndësuar Maldinin dhe Senderosin, të cilët shumicën e sezonit të deritanishëm e kanë kaluar të dëmtuar.
Sipas Mediasetit skuadra kuqezi nuk do të sforcohet shumë me këtë lëvizje, pasi mund ta marrë 26-vjeçarin me një shifër prej 3 ose 4 milionë eurosh. Alternativë tjetër për Milanin, po sipas Mediasetit është edhe Dosena me Hainxen e Realit.