E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani: Mirë se erdhe Antony! Partneriteti me SHBA vetëm forcohet

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken, i cili nisi zyrtarisht vizitën e parë në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Hasani ka publikuar fotot e mbërritjes, ku shkruan:

”Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi kemi mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antoni Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.“

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›