Për 6 muaj, paguan 17 000 euro për parkim të gabuar

Një shofer në Moskë ka marrë një numër rekord gjobash. Bëhet fjalë për 300 të tilla, të cilat i ka marrë në harkun kohor prej gjashtë muajsh. Gjobat ndaj tij ishin të njëjta: për parkim të gabuar.
Autoritetet në kryeqytetin rus kanë sqaruar se shoferi në fjalë i ka paguar të gjitha gjobat, ndërsa nuk kanë dashur të bëjnë publik identitetin e tij
Vitin e kaluar gjobat për parkim të gabuar në Moskë janë rritur nga 100 rubla (2.25 euro) në 2 500 rubla (56.5 euro). BW ka llogaritur që në total 300 gjobat e shoferit në fjalë atij i kanë kushtuar (dhe i ka paguar) 750 000 rubla, ose rreth 17 000 euro.