E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani i bindur në fitore, kryetari këtë javë

Basri Musmuratin, koordinator i zgjedhjeve në PDK për “Tribuna Shqiptare”, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave edhe në komunën e Prizrenit do të bëhet zgjedhja e kryesisë dhe e kryetarit të degës së kësaj partie.

“E kemi pak të ngarkuar, por besoj që gjatë javës së ardhshme edhe atje kemi me krye”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kandidati potencial, Nait Hasani është i bindur në fitoren e tij, pasi që ka rreth 30 vota më shumë se Ramadan Muja, kryetari aktual i degës së PDK-së.

“Po ne jemi pjesë e shpresës për me ecë më tutje. Ne shpresojmë që do të arrijmë qëllimin. Po, unë besoj që do të fitoj”, ka thënë ai. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›