E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pick Up” kontrabanda

Kamionetat “Pick Up”, pa kurrfarë shenje identifikuese të kompanive, po shfrytëzohen së fundi për t’i bartur mallrat e kontrabanduara nga veriu nëpër markete të ndryshme në brendi të territorit të Kosovës.

Duke shfrytëzuar rrugët ilegale dhe legale, kontrabandistët serbë, në bashkëpunim me ata shqiptarë po arrijnë të depërtojnë fuqishëm në tregun me Kosovës me produkte, për të cilat nuk janë paguar taksat e nevojshme kufitare, duke e dëmtuar kështu rëndë buxhetin e Kosovës dhe bizneset legale.

Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, u ka mundësuar serbëve të veriut që deri më 10 janar 2013 të fusin në vend mallra deri në 3.5 tonë pa u obliguar të paguajnë taksat e nevojshme kufitare, e cila gjë ka filluar të keqpërdoret nga kontrabandistët, ku këta të fundit mallrat e tilla po i shpërndajnë në qytetet kryesore të vendit me çmime dukshëm më të lira sesa ato që i ofrojnë importuesit e rregullt.

Disa biznese që operojnë në Prishtinë konfirmojnë se javëve të fundit u janë ofruar mallra të kontrabanduara me çmime dukshëm më të lira sesa çmimi i rregullt furnizues.

“Po vijnë disa persona me “Pick Up”, të mbushura plot me mallra kontrabandë nga veriu, duke na ofruar mallra me çmime shumë më të lira. Ta zëmë para Vitit të Ri ata na kanë ofruar një Cola Cola 2 litërshe me një çmim prej rreth 80 centë, ndërsa çmimi i furnizimit është mbi 1 euro”, bën të ditur për gazetën “Zëri” drejtuesi i një biznesi në Prishtinë, i cili preferon të flasë në kushte anonimiteti.

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi, i cili është deputete në kuvendin e Kosovës, konfirmon se produktet ushqimorë dhe joushqimore që po hunë në veri pa doganë me kamion deri në 3.5 ton po shpërndahen nëpër marketët të caktuar në të gjithë territorin e Kosovës.

“Kam dëgjuar, por asnjëherë deri më tash nuk i kam takuar, sepse ata asnjëherë nuk vine tek ne në ETC, për të na shitur mallra kontrabandë, e din se ne nuk i marrim. Prandaj produktet e tilla i shpërndajnë kryesisht në operator më të vegjël, shumica prej të cilëve nuk as pajisje fiskale”, thotë Kelmendi për “Zërin”.

Nga ana tjetër, kryedoganieri i Kosovës, Naim Huruglica, mohon se në dy pikat kufitare në veri po futën mallra pa paguar taksa doganore.

“Ky është një keqkuptim. Atje mallrat regjistrohen, mirëpo i themi atyre se e keni obligim të paguani taksat e nevojshme ndaj Doganës së Kosovës”, tha Huruglica.

Sipas tij, të gjithë ata persona që fusin mallra deri në 3.5 ton, figurojnë në regjistrat e Doganës, si borxhli, nëse nuk bëjnë zhdoganimin e mallit.

“Nuk e përjashtoj mundësin se mallrat hynë nëpërmjet rrugëve ilegale dhe pastaj shpërndahen ne brendi të vendit. Rrugët ilegale nuk i kemi ende në kontroll”, thotë Huruglica. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›