“Trepça” mund të privatizohet pjesë-pjesë

Prishtinë, 11 gusht - Ministria e Energjisë dhe e Minierave ende nuk ka bërë asnjë hap përpara për t’i propozuar Qeverisë së Kosovës riorganizimin e “Trepçës”, edhe pse më herët zyrtarë të kësaj ministrie, si dhe ata të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë vlerësuar se është koha e fundit për të filluar një riorganizim të tillë. Ministria e Energjisë dhe e Minierave propozimin për ristrukturimin e “Trepçës” është dashur ta paraqiste qysh në qershor të vitit 2010. Ky propozim duhej të bëhej në kuadër të Grupit punues të formuar për ristrukturimin e sektorit minerar në Kosovë nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Megjithatë deri më tani ky mbetet edhe një projekt i parealizuar i kësaj ministrie, i cili ka bllokuar edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Sipas burimeve të Kohës Ditore, një opsion i cili është diskutuar ka të bëjë edhe me privatizimin e sektorëve të “Trepçës”, që janë më pak problematikë, para privatizimit të mihjeve. Ky propozim ka dalë edhe në raportet e mëhershme të AKP-së për Trepçën.
“Trepça” është e përbërë prej tri divizioneve kryesore: minierave, parkut industrial dhe kompleksit të shkrirjes së metaleve. Në një raport të përgatitur më herët, AKP-ja ka sugjeruar që “Trepça” duhet të riorganizohet në kategori, si miniera, objekte industriale, prona komerciale dhe ndërmarrje shoqërore në pjesë të ndryshme.
“Tani është koha për të bërë ndryshim në legjislacionin që mbulon këtë çështje. Shumë rregullore të UNMIK-ut duhet të ndryshohen dhe të kthehen në ligje të Qeverisë së Kosovës, gjithnjë në pajtim me planin e Ahtisaarit. Qasja e re dhe çfarëdo plani për rigjallërimin e “Trepçës” duhet të plotësojë të gjitha standardet e njohura ndërkombëtarisht lidhur me riorganizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve strategjike”, thuhet më tej në këtë raport, ku si propozim jepet edhe riorganizimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Në kuadër të këtij raporti është propozuar që “Trepça” menjëherë, pasi ta marrë veten, të fillojë të shesë asetet e saj jothelbësore.
“Ky është hapi i parë, i cili do të mundësojë përgatitjen dhe lirimin në treg të burimeve të rëndësishme të aseteve të “Trepçës”, qoftë përmes privatizimit apo koncesionimit apo edhe likuidimit të tyre në rast të aseteve jothelbësore”.
Në çdo rast, në raport thuhet se shitja eventuale e minierave është një çështje komplekse, e cila nuk do të mund të bëhet shpejt. Si zyrtarë të AKP-së, ashtu edhe drejtues të Qeverisë së Kosovës kanë vlerësuar se sektori minerar në Kosovë ka nevojë jetike për ristrukturim dhe përgatitje për tërheqje të investimeve private në formën e partneriteteve publike-private, siç edhe parashikohet në programin e qeverisë. Megjithatë deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Që nga viti 2006, kompleksi “Trepça” vazhdon të mbetet nën vendim të moratoriumit të dhënë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, sipas kërkesës së Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Ky vendim nënkupton se Kompleksi duhet t’i nënshtrohet procedurës së riorganizimit, në përputhje me procedurat e përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/48 mbi riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve nën autoritetin administrativ të AKP-së.
Sipas Myzejene Selmanit, kryetare e Komisionit për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës, ngritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të mineraleve tregon se është koha e fundit për rigjallërimin e kompleksit “Trepça” dhe miniera të tjera në Kosovë.
“Ministria e Energjisë nuk ka një vizion se si duhet ta zhvillojë “Trepçën”, edhe pse një strategji për rikonstruktimin e saj është duke qarkulluar në Qeverinë e Kosovës tash e shtatë vjet. Përveçse nuk është bërë asgjë në terren për ta adresuar këtë çështje, nuk ka pasur as ndryshim të legjislacionit përkatësisht udhëzimit 2005/48’, ka thënë Selmani.
Grupi Punues brenda MEM-it ka pasur si detyra kryesore që të identifikojë, të vlerësojë potencialet ekonomike të aktiviteteve fitimprurëse të kompleksit “Trepça”, t’i identifikojë problemet dhe pengesat për ristrukturimin dhe zhvillimin e “Trepçës”, t’i identifikojë opsionet për ristrukturimin e “Trepçës”, në mënyrë që të kërkohet koorporatizimi i atyre bizneseve që me investime private mund të zhvillohen.
Zëvendësministri i MEM-it, Blerim Rexha, i cili e udhëheq këtë grup punues, ka thënë më herët se për Qeverinë do të përgatitet një propozim integral me disa opsione të vlerësuara mirë për mundësitë për ristrukturimin e kompleksit “Trepça” ashtu që ai të përgatitet për të tërhequr investime private në kuadër të partneriteteve publiko-private.