E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashash Lazarati drejt Greqisë, sekuestrohen 50 kg në malin e Sopotit

Marijuane e sekuestruar nga policia / Foto arkiv

Rreth 50 kg hashash janë sekuestruar sot nga policia e Gjirokastrës në malin e Sopotit. Lënda narkotike transportohej nga dy persona nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës, për tu nisur më pas drejt Greqisë.

Sipas detajeve të dhëna nga policia e Gjirokastrës, droga po transportohej me krahë nga dy të rinj, të cilët e kishin ndarë atë në dy thasë.

Operacioni i policisë nuk ka mundur të ndalojë dy transportuesit po ka bllokuar lëndën e paketuar në 36 pako me peshë  që varionte nga 1.3 deri në 1.5 kilogramë një pako, gjithsej 50 kilogramë marijuanë.

Ndërkohë, policia njofton se ka bërë identifikimin e dy të rinjve nga Lazarati dhe po punon për kapjen e tyre. / E.B.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›