E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, fëmijët përdoren si mburojë

Femije ne Homs gjate bombardimeve

Luftë civile. Rreziku i paralajmëruar disa herë në Siri, tashmë është kthyer në realitet.

Kështu shprehet shefi i operacionit paqeruajtës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Hervé Ladsous.

OKB denoncon në një raport krimet makabër të kryera ndaj fëmijëve.

Me dhjetëra fëmijë të moshës 8-13 vjeç janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe janë përdorur si mburoja njerëzore para dritareve të autokolonave të ushtrisë së presidentit Asad.

Në raportin e OKB-së akuzohen edhe forcat rebele, të cilat i kanë rekrutuar fëmijët për ti përdorur në luftimet me forcat qeveritare.   / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›