WSJ: Për Montin, muaji i mjaltit ka mbaruar

Kryeministri italian, Mario Monti / Foto arkiv
Muaji i mjaltit për kryeministrin italian Mario Monti ka përfunduar. Kështu shkruan Wall Street Journal, e cila flet për një kryeministër që gjendet për herë të parë në pozicion mbrojtjeje, që nga nisja e mandatit të qeverisjes.
Ditët e fundit, aureola që deri tani ka shoqëruar Montin duket se është zhdukur.
Investitorët dhe parlamentarët italianë kanë nisur të shikojnë me sy kritik problemet e pazgjidhura në axhendë, si p.sh. reforma e punësimit, shkurtimet në shpenzimet publike dhe planet për modernizimin e sistemit të drejtësisë, shkruan sot gazeta Wall Street Journal. / G.N.