E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashash drej Italisë, policia sekuestron mbi 500 kg në portin e Durrësit

Durrës- Një sasi mbi 500 kg lëndë narkotike është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.

Policia kufitare bëri me dije se ka sekuestruar drogën e llojit kanabis sativa në një kamion që po imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Sipas policisë dyshohet se droga kishte si destinacion shitjen në tregun italian. Uniformat blu bënë me dije se transportuesi ishte Besnik Çelçina 49 vjeç.

Teksa thanë se po vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të këtij trafiku ndërkombëtar dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›