Komisioni: Do të raportojë Berisha, Topi, Imami dhe Basha
28/01/2011 Hetimi i 21 janarit, dyshime mbi pjesëmarrjen e policive bashkiake
Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për hetimin e ngjarjes së 21 janarit ka shtrirë rrezen e tij të hetimit. Kështu, në mbledhjen e djeshme anëtarët e komisionit vendosën që t’i kërkojnë informacion për ndodhinë para, gjatë dhe pas demonstratës së 21 janarit Kryeministrit Berisha, Presidentit Topi, ministrit të Mbrojtjes Imami si dhe ministrit të Rendit Basha. Në qendër të punimeve të këtij komisioni janë përfshirë gjithashtu edhe policët bashkiakë, të cilët u përfshinë në demonstratën e organizuar nga kryetari i tyre, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i demonstratës së 21 janarit. Anëtari i komisionit Enkelejd Alibeaj theksoi se “do t’i kërkojmë informacion kreut të këtij institucioni për urdhrat që policët bashkiakë të Tiranës kishin marrë për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit dhe të qetësisë në ditën e demonstratës së dhunshme”. Ndërsa anëtari Gent Strazimiri bëri me dije se të pranishëm përveç forcave të policisë bashkiake të Tiranës në kryeqytet kanë qenë edhe policë bashkiakë të rretheve të tjera. “Është tërësisht flagrante ky precedent. Me ligj ndalohen që këto forca policore të marrin pjesë në tubime, në organizime politike etj. Nëse policia bashkiake e Tiranës në njëfarë mënyre është brenda territorit të saj, duke kryer funksionin në juridiksionin që i jep ligji, do të ishte me interes që të dinim dhe të kuptonim se, fjala vjen, policia bashkiake e Fierit apo çdo qyteti tjetër (po e përmend sa për ilustrim) çfarë kërkonte atë ditë në Tiranë?!” – tha Strazimiri. Ndërsa sekretari i këtij komisioni, Viktor Gumi, duke parashtruar kërkesën e tij të domosdoshme që do ndihmojë në zbardhjen e këtij hetimi, tha se krerëve më të lartë të shtetit do t’u dërgohet një shkresë zyrtare, ku do t’u kërkohet informacioni i detajuar mbi komunikimet zyrtare që ata kanë pasur me strukturat e inteligjencës shqiptare.
Pamjet filmike dhe dëshmitë
Hoxha: “Pjerin Ndreu i implikuar në sulmin ndaj Kryeministrisë”
Nuk do të përjashtohen nga hetimi edhe informacionet që mund të merren nga pamjet filmike të televizioneve të ndryshme si dhe intervistat në mediet e shkruara. Mbi këtë bazë, komisioni përmes anëtarit të saj Fatos Hoxha propozoi që të merret në pyetje kryetari i PS-së së Tiranës Pjerin Ndreu, duke iu referuar kështu intervistës që ai kishte dhënë një ditë më parë. “Sot (dje) në një medie të shkruar (“Panorama”, në mos gaboj), kemi dy intervista: një të Pjerin Ndreut, që nga dëshmitë paraprake që kam deri tani është i implikuar në sulmin ndaj Kryeministrisë; dhe një intervistë të një oficeri të FNSH-së, që nuk identifikohet, të cilin gazeta e mban anonim, por ne mund t’ia kërkojmë nesër. Pasi oficeri në intervistën e tij jep emra politikanësh që kanë nxitur turmat. Përmend emra drejtuesish të lartë të PS-së që kanë shtirë mbi policinë e të tjera argumente të tilla. Unë them se duhet të jetë në vëmendjen tonë për t’i mbledhur këto burime të hapura”, - tha Fatos Hoxha.
Transparenca
Kreu i komisionit hetimor për ngjarjen e 21 janarit, Eduard Halimi, garantoi në mbledhjen e djeshme se komisioni do të ketë një komunikim të vazhdueshëm me medien në lidhje me shkresat që do t’u dërgohen këtyre institucioneve më të larta shtetërore, që ai tha se “bëhet për të mbajtur atë premtim që ne i kemi thënë medies dhe publikut se hetimi do të jetë transparent” për të hetuar në vijimësi gjithë veprimtarinë e institucioneve në ngjarjen e 21 janarit, kur u rrethua për 5 orë Këshilli i Ministrave dhe u përpoq me dhunë për përmbysjen e rendit kushtetues. “Unë i bëj edhe një herë thirrje publikut që të sjellë para komisionit hetimor çdo informacion që e çmojnë se është i rëndësishme për këtë hetim parlamentar”, - u shpreh Halimi.
Komisioni hetimor në mbledhjen e dytë
informacione Prokurorisë, SHISH-it, Policisë dhe Gardës
Në mbledhjen e dytë që zhvilloi dy ditë më parë komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit kreu i këtij komisioni, Eduard Halimi, u kërkoi informacione Prokurorisë, SHISH-it, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Gjithashtu Halimi garantoi se asnjë nga këto letra nuk ka lidhje me hetimin e Prokurorisë, sepse “ne këtë gjë e kemi përcaktuar qartë edhe në vendimin e Kuvendit, por këto letra kanë të bëjnë vetëm me informacionin që ne u kërkojmë këtyre institucioneve për mënyrën se si kanë bashkërenduar dhe funksionuar para, gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti”, - theksoi Halimi. Ai u shpreh se do t’i kërkohet policisë informacion mbi neutralizimin përfundimtar të tentativës për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe garantimin e paprekshmërisë së institucioneve. “Do t’i kërkojmë informacion edhe drejtorit të SHISH-it, të cilit do t’i kërkojmë korrespondencën zyrtare që ka mbajtur SHISH-i para, gjatë dhe pas ngjarjes”, - tha Halimi.
Deklarata e eurodeputetit
Posell: Opozita shpërdoroi të drejtën për të protestuar
Eurodeputeti gjerman Bernd Posell thotë në një intervistë se opozita shpërdoroi të drejtën për të protestuar me dhunën që u shfaq më datë 21 janar. Posell shprehet se ngjarjet e shfaqura nuk mund të cenojnë arritjet që ka Shqipëria si në procesin e anëtarësimit në NATO, ashtu dhe liberalizimin e vizave.
- Ju jeni pjesëtar i delegacionit për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. A i keni ndjekur ngjarjet e së premtes në Shqipëri dhe ç’mendoni për to?
- Qeveria është e zgjedhur dhe nuk mund të krahasohet me Tunizinë, siç bënë disa. Në Tunizi opozita i dha fund një regjimi antidemokratik, një diktature. Në Shqipëri kemi një qeveri demokratike dhe shpresoj që opozita të mos veprojë në mënyrë antidemokratike, sepse ajo duhet të respektojë rregullat dhe jo të përdorë rrugën për politikë.
- Në një intervistë për “Dojçe Velen” ju keni thënë se me këto ngjarje nuk do të mund të hidhen poshtë rezultatet e arritura deri tani mbi heqjen e regjimit të vizave apo anëtarësimit në NATO. A mund të besohet kjo?
- Ka dy gjëra: qeveria është demokratike; dhe së dyti, qeveria është shumë i suksesshme. Kur mendoj se si ishte Shqipëria vite më parë dhe nëse e vizitoj tani, ka një ndryshim të jashtëzakonshëm: infrastruktura e re, reformat e qeverisë, politika e jashtme, anëtarësimi i vendit në NATO, që është një sukses i madh, dhe arritja e heqjes së regjimit të vizave dhe ka një shans të mirë të bëhet shtet kandidat si Mali i Zi. Të gjitha këto flasin për sukses. Unë mendoj se forcat politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ato mund të debatojnë mbi çështje të brendshme dhe kontradikta të brendshme, si në çdo demokraci, por në nivelin ndërkombëtar duhet të bashkëpunojnë dhe të sjellin vendin afër Bashkimit Europian.
- A mendoni se aktet e dhunës që pamë të premten cenojnë imazhin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë?
- E drejta për të manifestuar është një e drejtë, por nuk duhet të përdoret si një instrument jodemokratik kundër një qeverie demokratike. Opozita e keqpërdori demonstratën në një mënyrë jodemokratike dhe për mua kjo është e kritikueshme. Të gjitha palët duhet të fillojnë dialogun. Ne nuk jemi për demonstrata as nga njëra anë, as nga tjetra anë. Ne duam një dialog politik dhe një zgjidhje politike. Vendi për të gjetur zgjidhje politike në një sistem demokratik nuk është rruga, por Parlamenti.
- Ju përmendët Tunizinë, se Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende, pasi ka një regjim demokratik. Po ç’mendoni për reagimin e forcave të rendit pas sulmeve që ndodhën?
- Forcat e rendit janë goditur në mënyrë shumë të dhunshme me gurë dhe mjete të tjera. Ishte një demonstratë e dhunshme dhe jo e nivelit normal. Kjo duhet të kritikohet nga Bashkimi Europian. BE-ja duhet të vëzhgojë situatën, por ne nuk duam që të ketë më dhunë.
- Opozita ka paralajmëruar demonstrata të tjera dhe ka zyrtarë të ndryshëm europianë dhe amerikanë që mendojnë se nuk është koha e përshtatshme për demonstrata, duke u nisur nga gjendja që është shkaktuar si rrjedhim i humbjes së jetëve. A mundet Bashkimi Europian të tregohet efikas për të bindur palët që të mos ketë dhunë të premten?
- Zoti Rama duhet të shohë se ai është përgjegjës për demonstratat, pasi ai bën thirrje për demonstrata, ku nuk merr pjesë personalisht dhe pastaj demonstratat dalin nga kontrolli. Kjo s’është sjellje e përgjegjshme. Ai është lider i opozitës dhe kryetar bashkie i një qyteti të madh dhe duhet të ketë seriozitetin dhe eksperiencën e një politikani për të vepruar ndryshe. I bëj thirrje që të kthehet në negociata me qeverinë dhe të braktisë rrugën.