Hashashi në Lazarat, lulëzim si kurrë më parë. Burgaj: Po e luftojmë
Tiranë- Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe ai i Guardia di Finanza, Stefano Bastoni dhanë në një konferencë të përbashkët për shtyp detaje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër narkotikëve.
Në fjalën e tyre rezultoi se prefekturat e Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës janë vendet ku kanabis sativa kultivohet më së shumti në vendin tonë.
“Zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore tha Burgaj.
Bastoni tha në fjalën e tij se policia italiane ka ndihmuar në identifikimin e plantacioneve me kanabis në Shqipëri me anë të avionëve të specializuar.
Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali,-tha ai.
Sipas Bastonit fshati i Lazaratit mbetet vend kyç përprodhimin e lëndës narkotike.
Mund të arrijë në 900 tonënga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliardë euro. Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë,-tha ai.
Sakaq në fjalën e tij zoti Burgaj tha se lufta kundër narkotikëve është prioritet për Policinë e Shtetit.
Janë asgjësuar 108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas; 23 janë arrestuar dhe të tjerë janë në kërkim. Në këtë operacion, policia ka angazhuar forca të specializuara të mbështetura nga helikopterë. Kontrolli dhe krehja e zonave do vazhdojnë deri në shtator sëbashku me asgjësimin e parcelave. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultimimit të tyre,-premtoi Burgaj.