INA: Maqedonasit do të zhduken në vitin 2466, kur do të vdesë i fundit
Maqedoni- Agjencia e lajmeve ‘INA’ shkruan sot se maqedonasi i fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë do të vdesë në vitin 2466 apo pas 453 viteve.
‘INA’ e nxjerr këtë parashikimin në rast se vazhdon trendi i tillë i rritjes së vdekshmërisë dhe uljes së natalitetit.
Referuar një shkrimi special të gazetës së përditshme “Dnevnik”, ‘INA’ raporton se po vazhdon rënia e lindshmërisë në vend dhe se vitin e kaluar po çdo ditë zvogëlohej numri i këtij komuniteti që siç thuhet është në rrezik, edhe ate tetë maqedonas më pak në çdo një ditë.
Vitin e kaluar ka pasur 2.838 maqedonas më pak dhe kjo me shifra është 11.985 foshnje të lindura, ndërsa në anën tjetër 14.823 të vdekur. ‘INA’ thotë se në rast se vazhdon ky trend, mediat dhe ekspertët e demografisë paralajmërojnë se do të zhduket ngadal etniteti maqedonas.