E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashim Thaçi reagon pas përgjimeve i kërkon falje Krasniqit për “Jakupovskin”

14-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar të falur, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për fjalën “Jakupovski”. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, një burim jo zyrtar brenda Partisë Demokratikë të Kosovës. Thaçi këtë, thuhet ta ketë bërë nëpërmjet një zyrtari të partisë. Nga ana tjetër, vetë Kryetari i Parlamentit të Kosovës, që vjen nga radhët e PDK-së, Jakup Krasniqi nuk e ka pohuar, e as mohuar këtë. Madje, ai nuk pa parapëlqyer të flasë fare për këtë rast. Në përgjimet që po i bënte EULEX-i, ishte përfshirë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili gjithashtu, dëgjohet duke e fyer rëndë kryeparlamentarin. E vetë, Krasniqi, me tu publikuar bisedat në media, kishte thënë se, “Është koha kur aktorët të cilët dëgjohen duke biseduar, ose duke raportuar edhe jashtë jetës institucionale, t’i thonë mendimet e veta, së paku ndoshta është njerëzore që të bëhet edhe një kërkim falje publike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›