E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashim Thaci shpall fitoren e PDK-se

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci ka shpallur mbremjen e djeshme fitoren e partise se tij ne zgjedhjet e se djeles. Duke dale para mbeshtetesve te tij ne sheshin 21 ne Prishtine kreu i PDK-se Thaci e cilesoi kete si fitoren e Kosoves europiane.

Urime fitorja Kosova nuk duhet te humbase kohe me voten e tyre per PDK qytetaret folen zeshem e qarte mbi cdo interes tjeter mbi cdo parti se se pari eshte Kosova. Urime fitorja Ju falenderoj qe na dhate mundesine qe enderrat tuaja ti bejme realitet rruga drejt se ardhmes nuk ka perfunduar. Kemi bere shume ne keto 3 vjet por nuk do te mjaftohemi kemi per te bere edhe me shume theksoi Thaci.

Kreu i PDK-se tha se rruga e se ardhmes per Kosoven me te mire nuk ka perfunduar ketu. Ne nuk do te mjaftohemi me ate qe kemi arritur kemi per te bere me shume si demokrate te Kosoves. Sfidat qe perballemi nuk njohin kufi e perkatesi politike. Dhate sinjal per te gjitha partite politike qe te punojne per Kosoven dhe te bashkuar ti kalojme sfidat ti leme anash ndasite politike dhe ta cojme Kosoven perpara. Procesi zgjedhor deshmoi se jemi vend qe aspiron te jete anetar i NATO-s dhe BE-se. Dita e neserme eshte fillimi i nje epoke te re te vazhdimit te punes tha Thaci

Nderkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka dale me nje rezultat perfundimtar te zgjedhjeve te se djeles. Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka deklaroi me heret se rezultati i zgjedhjeve pritet te publikohet gjates dites se sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›