Kusari LDK-ja prin me 31 perqind

Aleanca Kosova e Re ka paraqitur rezultatet paraprake te partise per 30 te votave te numeruara sipas te cilave Koalicioni per Kosoven e Re ka fituar 9.5 Lidhja Demokratike e Kosoves 31 Partia Demokratike e Kosoves 28 Aleanca per Ardhmerine e Kosoves 12 Vetevendosja 14 Lidhja Demokratike e Dardanise 2.2 dhe Fryma e Re 2.2.
Keto te dhena i publikoi nenkryetarja e AKR-se Mimoza Kusari e cila foli edhe per arritjet e partise ne komuna te caktuara.
AKR prin ne Gjakove forca e dyte ne Hanin e Elezit eshte duke qendruar mire ne Prishtine edhe pse ende nuk jane numeruar te gjitha votat edhe ne disa komuna te tjera ne Kosove tha ajo.
Kusari shprehu bindjen se do te kete nje ngritje te rezultatit te AKR-se me perfundimin e numerimit te te gjitha votave.
AKR-ja sipas saj pret qe te arrihet nje rezultat i ngjashem me ate te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2007.
Kusari theksoi rendesine qe qytetaret te kufizohen ne aspektin e festimeve dhe ne hyrjen e panevojshme te konflikteve. Festimet e disa partive ajo i cilesoi si papjekuri.
Asnje parti te mos nxitohet te shpalle fitoren theksoi Kusari.