Hashim Thaci, uron Berishen per anetaresimin ne NATO
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i telefoni paraditen e dites se djeshme kryeministrit Berisha dhe permes nje bisede te ngrohte, i percolli urimet me te perzemerta te qeverise se tij dhe te popullit te Kosoves, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Pergjate bisedes telefonike kryeministri Thaci, e vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO si nje ngjarje te madhe historike per Shqiperine dhe per cdo shqiptar, si nje ngjarje, te cilen po e feston mbare populli i Kosoves dhe te gjithe shqiptaret kudo qe ata jane. Nga ana e tij kryeministri Berisha, e falenderoi kryeministrin Thaci per urimin e tij te perzemert dhe u shpreh se e ardhmja me e ndritur per Shqiperine dhe shqiptaret, eshte anetaresimi i tyre ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. NATO ka qene Aleanca qe nisi bombardimet kunder ushtrise serbe, si pasoje e dhunes qe keto forca ushtruan ne vitin 1999, ndaj popullsise te pafajshme shqiptare ne Kosove. Kryeministri Berisha pritet qe ne ditet ne vazhdim te ketij muaji te zhvilloj edhe nje vizite zyrtare ne Kosove, per te shenuar keshtu viziten e pare pas shpalljes se pavaresise te ketij shteti te ri.