Zgjedhjet, Rama mbledh ish-policet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi diten e djeshme ne seline roze ish- drejtues te policise, ish-policet dhe zyrtare te partise, per te diskutuar mbi skemat e mbrojtjes se votes. Burime nga ky takim bene te ditur se vihej re prezenca e Pjerin Ndreut, ish-nendrejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe ish-drejtor i Policise se Tiranes, si dhe prania e Albert Dervishit, ish-drejtor i Rendit ne Policine e Shtetit dhe ish-Drejtor i Policise se Tiranes. Ne kete takim ishin te pranishem dhe zyrtare te larte apo ish- funksionare te larte te Ministrise se Brendshme, per te diskutuar mbi rrugen qe do te ndiqet nga socialistet, per te garantuar qe vota e hedhur te mos manipulohet dhe te mos nderhyhet ne qendrat e votimit, per te manipuluar procesin. Gjithcka do te ece ne menyre te organizuar dhe sipas hierarkise, duke respektuar Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor. Grupet e patronazhit do te organizohen sipas qarqeve per te udhezuar grupet e punes ne komuna e bashki, mbi ndjekjen e rregullave qe do te ndiqen diten e votimit. Gjithashtu ata do te udhezohen per te mbledhur perkrahesit, te cilet kane njohuri mbi sigurine dhe qe kane njohje ne zone, per te parandaluar ndonje incident te mundshem ne qendrat e votimit. Ne takimin qe u zhvillua diten e djeshme ne oren 8:00 dhe qe zgjati rreth 1 ore, u dhane dhe porosite paraprake per skemen qe do te mbrohet, per te mbrojtur voten. Nderkaq eshte kerkuar qe te rritet niveli i bashkepunimit me ish-punonjesit e Policise se Shtetit dhe qe kane njohuri mbi sigurine, si dhe njohje te zones, qe te mbikeqyrin ne interes te PS, procesin e votimit. Kryetaret e grupit te patronazhit do te udhezojne kryetaret lokale menyren e organizimit ne diten e votimit. Me pas do te jene kreret lokal, te cilet njihen me afer me qytetarin, qe do te udhezojne dhe do te ndajne detyrat ne grupet qe punojne ne terren. Nje vemendje te vecante gjate takimit te zhvilluar, u perqendrua ne mbylljen e procesit te votimit dhe mbikeqyrjen e mbylljes se kutive te votimit. Per kete proces eshte udhezuar qe ne largesi te ndiqet procesi dhe te sigurohen qe cdo kuti votimi te perfundoje ne qendren e grumbullimit te votave, pa pasur ndonje devijim te mundshem. Nje skeme e tille eshte aplikuar me sukses ne zgjedhjet vendore te shkurtit 2007, teksa ne krye te ketyre grupeve ishte deputeti Paulin Sterkaj, sot ne grupin e qendres dhe jashte radheve te PS dhe qe ka votuar qe nga zgjedhja e Presidentit Topi gjithnje pro, nismave te partise me te madhe te mazhorances ne pushtet. Denis Dedej