Topi, mesazh Obames dhe ftese per vizite
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ftoi dje Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, te vizitoje Shqiperine. Ne nje mesazh derguar Obames, per t'i shprehur zyrtarisht mirenjohjen me te thelle per kontributin e jashtezakonshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne procesin e anetaresimin e Shqiperise ne NATO, Topi e ftoi zyrtarisht per nje vizite ne vendin tone. "I dashur Zoti President, pjesemarrja per here te pare e Shqiperise, si anetare me te drejta te plota me 3-4 prill 2009 qe shenoi krijimin e Aleances, e pasuruar me Protokollin e anetaresimit te Shqiperise, me emocionoi e ne te njejten kohe me beri te ndihem krenar qe ndodhesha perkrah mikut me te madh te Shqiperise, Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, vendit, qe kaq shume besoi ne aspiraten historike te popullit shqiptar per t'u integruar", shenon kreu i shtetit shqiptar. Ne emer te popullit shqiptar, Topi shprehu falenderimet me te sinqerta dhe mirenjohjen me te thelle per kontributin e jashtezakonshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne Aleance. "Ju siguroj se Shqiperia, brenda familjes se saj te re, do te sillet si e barabarte dhe e denje per te dhene kontributin e saj ne sfidat e reja per liri, demokraci e siguri rajonale e globale", premton Presidenti shqiptar.