E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasi, kapiteni i ri humbet kombetaren

Besnik Hasi është një tjetër titullar që do t'i mungojë skuadrës kombëtare për dy ndeshjet e rradhës me Slloveninë dhe Bullgarinë. Pas kapitenit Igli Tare, që nuk është preferuar të thërritet nga trajneri Baric, tashmë kuqezinjtë kanë humbur edhe kapitenin e dytë, kosovarin 35-vjecar, Besnik Hasi. Ai pritej të udhëtonte drejt Tiranës për t'iu bashkuar skuadrës, por papritur ka njoftuar se nuk është në gjendje të grumbullohet, për shkak të dëmtimit të pësuar në gju. Tashmë, stafi teknik i drejtuar nga kroati tjetër Kovacic, do të mendojë të përcaktojë se cili do të jetë kapiteni i kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e ardhshme. Emrat e futbollistëve për këtë janë tre: Bushi, Lala e Haxhi, të cilët kanë zhvilluar më shumë ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›