Nini dhe Kone, në listën greke anti-Danimarkë U-21

Albania-sport Sotir Ninis, shqiptari 17-vjecar me pasaportë greke, është thirur zyrtarisht për të qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Greqisë. Ninis, sipas sitit grek sport24.gr, do të bejë pjesë në "roster"-in e trajnerit Stelios Aposporis në ndeshjen midsi Greqisë dhe Danimarkën (27 mars 2007, stadiumi "Neapolis").
Himarioti Nini, i cili luan me fanellën jeshile të Panathinaikos, është i preferuari i trajnerit spanjoll, Viktor Munjoz.
Bashkë me Ninin, është thirrur si zakonisht edhe shqiptari tjetër i natyralizuar si grek, tiranasi Gjergji Kone, i njohur zyrtarisht në Greqi me emrin Panajot Kone.
Për kualifikueset e Kampionatit Europian U-21, finalet e të cilit do të luhen në Suedi në vitin 2009, Shqipëria dhe Greqia ndodhen në të njëjtën grup.
Takimi i parë midis tyre do të luhet në Athinë, 13 ose 14 tetor 2007, ndërsa ai i kthimit në Tiranë, më 20 ose 21 nëntor 2007.